Njerezit prehistorike kane qene me te vegjel se minjte
Nje ekip shkencetaresh nga Kina, SHBA-ja dhe Franca, gjate studimit te eshtrave te nje krijese te gjetur ne Kine ne vitin 2003 dhe te quajtur Archicebus achilles, deklaroi se paraardhesit me te lashte te njeriut, qe kane jetuar ne Toke 55 milione vjet me pare ne Epoken Eocene, per nga permasat e trupit ishin me te vegjel se sa minjte dhe ushqeheshin me insekte.
 
Gjate studimit u gjet se specia Archicebus achilles peshonte jo me shume se 30 gram dhe ishte rreth 7 cm e gjate.
 
Shkencetaret supozojne se ajo zhvendosej me kercime, duke perdorur per kete qellim te katert gjymtyret. Syte e vegjel te kafshezes jane tipike per krijesat qe mund te shohin vetem gjate dites. Ushqehej ajo kryesisht me insekte.