Njihuni me folesit, qe mirepret StartUp Now Albania

“From Idea To Business. StartUp Now Albania“, mirepret :

1. HELGA SALLAKU – ka nje eksperience 12-vjeçare ne fushen didaktike ne institucione akademike shteterore dhe private. Ajo eshte Eksperte e çertifikuar ne fushen e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit si dhe lektore me kohe te pjesshme prane Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder. Tashme prej 8 vitesh e pozicionuar si titullare dhe asistente pedagoge ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne deget Informatike dhe Matematike, ne Fakultetin e Shkencave te Edukimit ne deget Psikologji dhe Pune Sociale, ne Fakultetin e Shkencave Shoqerore ne degen Gazetari, ne Fakultetin Ekonomik ne degen Administrim – Biznes, perkatesisht ne lendet: Hyrje ne Informatike, Njohuri Kompjuteri, Programim ne C++, Baza te Dhenash, Strukture te Dhenash, Rrjeta Informatike, Sisteme Informacioni, TIK ne Mesimdhenie, etj.

Helga Sallaku ka qene e ftuar per dy vite akademike me rradhe si titullare e lendeve Programim ne C++, Baza te Dhenash dhe RBMS & SQL prane Fakultetit te Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit ne Universitetin e Durresit “Aleksander Moisiu”.

Gjithashtu, ajo ka nje eksperience te gjate 9-vjeçare si Specialiste e Menaxhimit te Sistemeve te Informacionit dhe te Komunikimit ne dy institucione te rendesishme te pushtetit vendor ne qytetin e Shkodres, perkatesisht ne vitin 2007 ne Keshillin e Qarkut Shkoder dhe ne vitin 2008 e ne vazhdim ne Bashkine Shkoder.

Helga Sallaku, perveç fushes akademike dhe asaj te menaxhimit te Sistemeve TIK eshte e angazhuar edhe si trajnere dhe administratore, tashme prej disa vitesh, prane Qendres “GLOBE TIK & Language Education” ne qytetin e Shkodres, e liçensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipermarrjes si Qender e Formimit dhe Çertifikimit Profesional Kombetar dhe Nderkombetar ne disa programe ne fushen TIK (Kompjuter, Gjuhe Programimi, Baza te Dhenash, EIPASS, Financa 5, Kontabiliteti Alpha, Bilanci, SPSS,etj.), ne Gjuhe te Huaja (EN,IT,GE,FR), ne Gjuhen Shqipe, ne trajnime te ndryshme ne fushen ekonomike, juridike, sociale,etj.

Helga Sallaku eshte diplomuar me rezultate shume te mira prane Universiteti te Shkodres“Luigj Gurakuqi” ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne degen Informatike, duke marre me pas titullin Master Shkencor ne Universitetin e Tiranes, ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne “Sisteme te Avancuara Informacioni”

2. LAURETA ROSHI – Aktualisht Znj Roshi eshte Perfaqesuese e zyres rajonale te Avokatit te Popullit Fier pas pese muajve vullnetare tani me nje kontrate part time deri ne 31 dhjetor 2016.

Znj Roshi eshte Gazetare realizuese, redaktore, gazetare investigative, gazetare radiofonike dhe televizive, raportuese nga terreni, shkruese e linjave editoriale per problemet mejdisore dhe sociale. Eksperte e jashtme ne gjykate per femijet me prinder ne proces divorci. Eksperte ne projektin Platforma Kombetare per Grate me mbeshtetjen e OSCE (part time) maj/nentor 2016.
Kandidate per drejtoreshe e pergjithshme e RTSH proces konkurimi. Korrespodente (me honorare) ne RTSH dhe A1 Report deri ne mars 2015 , gazetare ne ATSH ne jug janar 2013 deri nentor 2013. Korrespodente e RTSH Delvine, Konispol, Sarande,
maj 2008 deri ne tetor 2008 korrespodente e Top Channel ne Sarande. 15 shkurt deri 31 mars 2008 drejtoreshe e tv Apollon ne Fier, Dhjetor 2007 deri ne 15 shkurt 2008 realizuese e projektit tv dhe drejtoreshe e Televizionit rajonal TELE JONI ne Sarande. Shtator 2005 deri nentor 2008 gazetare ne RTSH, detyra shefe e sektorit te rretheve ne infomacion.
Shtator 2003 deri ne shtator 2005 gazetare ne Televizionin Top Channel, informacion gazetare e kultures dhe telereportazheve ne trojet shqiptare.

Shtator 1999 deri ne qershor 2005 gazetare realizuese ne Radio Tirana, emisione te drejteperdrejta. Mars 1997 deri ne gusht 1999 gazetare ne redaksine e Tiranes per gazeten e perditshme ‘Rilindja’, dhe bashkepunetore ne Radio Tirana, seksioni i bashkeatdhetareve dhe informacionit.

Kryeredaktore e buletinit ‘Gruaja’, botim i Qendres se Gruas, korrik 1998 deri ne mars 1999. Gazetare ne gazeten Albania, redaktore e kultures ne Tirane shtator 1996 deri ne janar 1997.

Nga shtatori i vitit 1995 deri ne shtator 1996 gazetare korrespodente e gazetes se perditshme Albania. Drejtim i klubit ‘Gazetaret e rinj’ ne Fier dhe botuese e gazetes lokale ‘Nese’ nga nentori 1993 deri ne mars 1995. Qershor 1993 deri ne shtator 1995 gazetare korrespodente per gazeten e perditshme ‘Rilindja’, per Shqiperine e Jugut.

3. EDLIRA ÇEPANI me profesion juriste, kryesisht ne çeshtjen e se drejtes civile, Kordinatore e Rrjetit te Grave “Barazi ne Vendimmarrje”
Perveç faktit se eshte aktiviste e shoqerise civile, znj Çepani drejton Platformen Virtuale te Grave ne Vendimmarrje, portal i cili eshte nje mundesi me shume promovimi, komunikimi, informimi dhe aktivizimi per te gjitha grate, te gjithe qytetaret, organizatat dhe institucionet te cilat duan te japin kontributin e tyre ne arritjen e barazise gjinore si ne strukturat vendimmarrese dhe ne shoqerine shqiptare ne pergjithesi. Kjo platforme synon te zhvillohet pikerisht ne saje te kontributit te perbashket te ketyre aktoreve kyc.

4. DRITAN MEZINI eshte themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Kompanise DM Consulting Services ne Shqiperi dhe Kosove

Me nje pervoje te pasur mbi 20 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertize te jashtezakonshme ne fushen e Menaxhimit te IT, Menaxhimit te Projekteve, Komunikimit, BNJ dhe analizen e proceseve ne Biznes. Ai eshte nje ekspert i perfshire gjate ne industri globale komplekse te ndryshme dhe ne nisma biznesi shume milion dollareshe.

Z.Dritan Mezini eshte diplomuar nga Universiteti i Tiranes ne degen e Shkencave te Teknologjise se Informacionit dhe Shkencave Kompjuterike. Ai gjithashtu mban dy diploma Master – ne Administrim Biznesi me koncentrim ne Menaxhimin e Sistemeve te Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perendimor ne Macomb, IL, SHBA dhe ne Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, ne DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Z.Mezini eshte anetar aktiv i nje numeri te madh shoqatash profesionale. Ai gjithashtu mban postin e Kryetarit te Bordit te Shoqates Shqiptare te TeknoIogjise se Informacionit (AITA), Shefi i Komitetit te Burimeve Njerezore prane Dhomes Amerikane te Tregetise ne Shqiperi (AmCham) dhe kryetar i Shoqates Alumni Fulbright Shqiptare (AFAA).

5. EDONA BILALI ka perfunduar studimet ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes, ne Degen Administrim Biznesi. Pas dy viteve eksperince pune ka perfunduar Masterin Profesional ne Marketing duke dale me rezultate te dalluara. Aktualisht mban titullin ‘Auditor’ pas nje specializimi pas-universitar 1 vjeçar, nga Ministria e Financave.

Znj. Bilali ka dhjetra trajnime dhe kualifikime nderkombetare per fushat e: Manaxhimit Strategjik, Burimeve Njerezore, Planifikim, Negocim, Qendrueshmeri ne Biznes, Media dhe PR etj. Gjate viteve te studimit ashtu dhe pas perfundimit te tyre eshte aktivizuar ne shume organizata joqeveritare dhe shoqeri civile.

Duke filluar nga viti 2010 eshte asistente ne Departamentin e Manaxhimit, ne Fakultetin e Ekonomise, ne disiplinen e Manaxhimit te Burimeve Njerezore dhe Inovacionit. Ka punuar ne Ministrine e Financave, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, me pas ka punuar ne kompanine e dyte me te madhe ne vend duke bashkepunuar me partnere europian dhe aziatike ku ka marre esperiencen e te pershtaturit, personalizimit dhe fleksibilitetit ne biznes. Ka dhene konsulence dhe bashkepunuar me disa kompani te tjera shqiptare dhe nderkombetare ne projekte te ndryshme me financime lokale dhe nderkombetare. Duke filluar nga dhjetori 2013 znj. Bilali mban pozicionin e Administratorit dhe Ortakut te AZ Consulting shpk, kompani konsulence biznesi lider ne fushen e standardeve te cilesise.

6. LEONS HASANI eshte diplomuar me rezultate te shkelqyera prane Universitetit Bujqesor te Tiranes ne Masterin Shkencor per ‘Ekonomi dhe politikat e zhvillimit rural’.

Hasani eshte gjithashtu nje aktivist i shoqerise civile, ze i fuqishem i perfaqesimit te te rinjve ne Shqieeri, pasi eshte themelues dhe drejtues i “Forumit te Liderave te Rinj Shqiptar” (Albanian Young Leaders Forum) si dhe president i “Forumit Ekonomik Studentor” (Student Economic Forum)

7. ROXHENA DYLI ka perfunduar studimet per Informatike Ekonomike, prane Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan si dhe ka kryer nje vit studime me burse nga Erasmus Plus, si studente me rezultate ekselente, prane Universitetit Politeknik te Bukureshtit, ne degen Informatike Ekonomike

8. DESARA BELSHI ka perfunduar studimet per Informatike Ekonomike, prane Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan si dhe ka kryer nje vit studime me burse nga Erasmus Plus, si studente me rezultate ekselente, prane Universitetit Politeknik te Bukureshtit, ne degen Informatike Ekonomike

9. ERION MUÇA ka perfunduar studimet e larta dhe master shkencash ne Gazetari dhe Komunikim duke marre titullin Gazetar dhe Ekspert i Marketingut ne Media.
Prej 12 vitesh ka punuar ne nje larmi pozicionesh drejtuese dhe menaxheriale ne kompani te medha private si dhe eshte Analist Politik dhe Gazetar Aktiv ne Media prej disa vitesh.
Prej 4 vitesh eshte Ekspert Punesimi dhe Karriere dhe njohes kompetent i tregut te punes ne Shqiperi si dhe Keshillues Karriere, per te gjitha kategorite dhe grupmoshat.
Prej 4 vitesh Konsulent Ekspert Biznesi dhe Business Trainer i nje sere tematikash qe perfshijne Soft Skills, Burimet Njerezore, Sherbimin ndaj Klientit, Shitjet, Marketingun, Menaxhimin, Ndertimin e Strategjive etj; dhe njekohesisht punon si Drejtor Marketingu dhe i Burimeve Njerezore i nje Qendre Trajnimesh dhe i nje Studioje Konsulencash Rajonale Biznesi.

10. ARMIRA LAZAJ – ka eksperience profesionale ne fushen akademike, eshte pjese e stafit akademik te Fakultetit te Ekonomise, prane disa Universiteteve Publike dhe Jo publike

Znj Lazaj, vec fushes akademike, eshte edhe trajnere dhe menaxhere projektesh ne fushen e ekonomise ne lidhje me tematikat: Marketing, Sipermarrje dhe Inovacion, Menaxhim, Aftesi Negociuese dhe komunikim

Znj Lazaj eshte pjesemarrese e dhjetra trajnimeve ne profilin e ekonomise (manaxhim-marketing) , eshte e perfshire ne procesin kerkimor shkencor, pasi eshte botuese e disa artikujve kerkimor-shkencor si dhe pjesemarrese ne konferenca shkencore

Znj Lazaj ka perfunduar me rezultate te shkelqyera, mesatare 9.3, studimet universitare, master shkencor, prane Fakultetit te Ekonomise Universiteti Tiranes.

11. NENSI LAZAJ mban titullin MSc, ne Fakultetin e Shkencave Sociale, Univesrsiteti Tiranes.
Znj Lazaj eshte pjesemarrese ne dhjetra trajnime dhe projekte ne fushen Sociale.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al