Njoftim ankandi: Shqiperia jepet e gjitha me koncension

Mentor Kikia

Koncensioni eshte nje forme bashkepunimi qeveri-privat. Une nuk jam ekonomist, por di vetem se shteti i jep nje prone apo sherbim me koncension nje sipermarrjeve apo kompanie private, kur nuk eshte ne gjendje ta zhvilloje apo ofroje vete. Psh: Qeveria nuk ka mundesi te shpoje nje pus nafte dhe i thote privatit: Hajde shpoje, nxirre naften dhe do ta ndajme X % me Y%. Do te ndertoje nje port, nje hidrocentral etj, nuk ka para dhe i thote serish nje kompanie: hajde ndertoje, shfrytezoje X vite sa te nxjerresh investimin dhe fitim dhe pastaj do ma lesh mua.

Por ne Shqiperi koncensioni perdoret si forma me e paskrupullt e vjedhjes. Per te justifikuar vjedhjen permes kompanive te aferta, klienteliste thuhet ne gjuhen e politikes, qeverite kane dhene dhe po japin me koncesnin edhe zyrat e shtetit. P.sh: Perse qeveria duhet ti paguaje 90 milion Euro nje spitali privat per te bere Hemodializen? Derisa parate i ka, pse nuk e ofrojne vete spitalet publike kete sherbim? Do te ishtye shume me lire, padyshim, per shtetin. Perse per te bere Checkup –in per te gjithe shtetasit nga 40-60 vjec qeveria duhet te paguaje(aq me shume nje kompani qe shet cigare e alkol). Derisa parate i ka, ta ofroje vete kete sherbim, padyshim edhe me kosto me te lire. Perse edhe per te sterilizuar veglat e punes se kirurgjise serish duhet aforuar po permes koncensionit nje kompani private?

Me koncension u dhane edhe rruget e Vlores dhe Fierit, ku qytetaret parkonin makinat dhe “koncensionari” thjeshte vilte parate e njerezve, pasi rrugen e kishte shturar bashkia(edhe aty ku nuk ishin shturar koncensionairt nuk prishte ndonje pune). Me koncension u dhane edhe kontrollet ne dogana, edhe ngjurosja e karburanteve, edhe prodhimi i pullave fiskale, dhe rezultati ishte edhe me zi.
Me koncension jepet edhe sherbimi i koaludimit, kontrollit teknik te makinave. Po pse kaq te veshtire e ka qeveria te ndertoje nje hangar dhe te paguaje nja 20 mekanike ne cdo qytet per te kontrolluar makinat dhe parate qe ne paguajme te shkojne ne arken e shtetin dhe jo llogarine e privatit? Me koncension eshte shpallur te jepet edhe Sherbimi i Kontrollit dhe Verifikimit te mjeteve rrugore ne Shqiperi. Ose kontrolli qe behet para se makina te pajiset me leje qarkullimi.

Koncensionarizmi flitet se do te shtrihet edhe ne burgje, edhe ne hipoteka.. Shteti, ose nga pafatesia ose nga babezia, po dorezohet ne dore te privatit.
Ndaj mendoj se do te ishte me mire qe i gjithe shteti, policia, prokuroria, edhe gjykatat, edhe vete qeveria, te jepej me koncension, por jo ketyre firmave te cigareve, por psh, ndonje kompanie apo vete shtetit gjerman. Atehere ne do te jemi me qete, punojme e paguajme taksa, dhe koncensionari na qeveris, na ben ligjet, drejtesine, buxhetin…. Jam i bindur se do te jete me mire se nen cdo qeveri shqiptare.
Pertej ironise, mendoj se jemi ne kushte deshperimisht te pashpresa ne kete vend, ku gjithkush qe ka nje gje ne dore mendon vetem si te vjedhe.