Nobelisti shqiptar Ferid Murati shume afer zbulimit te ilacit kunder kancerit

Lidhur me artikullin:

Ferid Murati lindi me 14 shtator te vitit 1936 ne Whiting, Indiana, ShBA, eshte studiues shqiptaro-amerikan i mjekesise, fitues i Çmimit Nobel per mjekesi ne vitin 1998.

Nobelisti shqiptar Ferid Murati eshte shume afer zbulimit te ilaçit kunder kancerit.
Mban titullin Doctor Honoris Causa ne Universitetin e Evropes Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranes. Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur ne Shqiperi ne 1892 dhe ishte me i madhi prej kater femijeve. Nena e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin barinj. Ne moshe te re ai iku nga shtepia per te shitur embelsira ne vendet e Ballkanit. Megjithese kishte me pak se nje vit arsim, ai mesoi te flase shtate gjuhe para se te vdiste ne 1976, ne moshen 84 vjeç.

Ai u takua me nje grup te rinjsh te tjere ne Austri dhe se bashku emigruan ne Shtetet e Bashkuara. Nje oficer emigracioni ne Ellis Island, ne gusht te vitit 1913, i kerkoi emrin e tij, dhe pas kesaj oficeri i deklaroi atij qe do te jetonte me emrin John Murad dhe keshtu vulosi dokumentat e tij. Nuk ishte e pazakonshme qe te kene ndryshuar emrat e shkurtuar mbi emigracionin.

Pas nje periudhe te shkurter kohe duke punuar ne mullinj çeliku dhe fabrika ne Cleveland dhe Detroit, ai u vendos ne Çikago, ku kishte disa miq. Karriera e tij ishte mjaft e larmishme dhe edhe pse ai kurre nuk e pranoi ate, disa prej kolegeve te tij thoshin se ai ishte i dashuruar me automobilat.

Siç mesojme, nobelisni me prejardhje shqiptare eshte afer zbulimit te ilaçit kunder kancerit, gje qe ne mbare boten mund te jete nje nga zbulimet me te medha ne shkencen e mjekesise, ne nderkohe informojme se Ferid Murati ka laboratorin e tij ne Azi ku meret me zbulime te ilaceve te ndryshme per semundje tashme te pasherueshme. Ju informojme se Murati eshte zbulues i viagres.

Nena e Ferid Murati, Henrietta Josephine Boeman, u lind ne vitin 1918 ne Alton, Illinois dhe ishte e treta nga gjashte femijet e mbijetuar te Elizabeth Lillian dhe Andrea Orvie Boeman. Gjyshja e tij ishte grua e dashur dhe e mrekullueshme. Nena e tij beri vetem disa vjet shkolle dhe e la sepse i duhej te ndihmonte nenen e vellezerit e motrat e saj me te vegjel, ndersa nena e saj dhe dy motrat me te medhaja shkonin per te punuar.

Gjyshi i tij ishte marangoz qe ne pergjithesi punonte me kohe te pjesshme dhe shpesh shpenzonte parate e tij te pakta ne bare dhe lokale para se te shkonte ne shtepi. Varferia ne femijeri dhe edukimi minimal i te dy prinderve te tij ndikoi shume tek Ferid Murati dhe vellezerit e tij me te vegjel ne arsimimin e tyre dhe zgjedhjen te karrieres. Nje vella i tij u be dentist dhe tjetri profesor i antropologjise me shkalle te doktoratures.