‘Nuk drogohem qe prej 12 vjetesh’

Lidhur me artikullin:

Droga e ka perndjekur gjate pjeses me te madhe te jetes se tij por tashme ai eshte nje njeri i paster qe di te jetoje edhe pa vesin qe mund t’i kishte marre jeten. Diego Armando Maradona nuk konsumon droge qe prej 12 vjetesh. Kete e konfirmon vete “El PIbe Doro” ne nje video te publikuar ne Facebook, ku ka vendosur t’u hape zemren tifozeve te tij ne mbare boten. Nje njeri teresisht i paster dhe nje rrefim qe vjen nga dhoma me pishine ne Dubai. Maradona shprehet se ka arritur te shkeputet nga pluhuri i bardhe qe ne vitin 2003.

“Qe prej 12 vjetesh nuk drogohem me sepse me perpara nuk arrija te zgjohesha siç bej sot”, shprehet nje nga talentet me te medhenj te futbollit qe sot e kalon jeten mes Dubait dhe Argjentines se tij te dashur. Ky ishte pasazhi me domethenes i rrefimit te ish sulmuesit qe shton se zgjodhi jeten e paster per femijet qe rriten perkrah tij dhe ata qe do te sjelle ne jete ne te ardhmen. Ne fund mesazhi mbyllet me nje fjali te thjeshte, ndoshta nje nga ato qendrime qe kane kthyer ne mode stilin e tij maradonian: “Dhe fiksojeni mire. Diego nuk ka mashtruar asnjehere asnjeri”.

Burimi: Supersport.al