Nuk iu garantua nje fanelle titullari. Ja pse talenti kosovar Celina refuzoi Norvegjine

Lidhur me artikullin:

I riu shqiptar i Manchester City, Bersant Celina, e ka lidhur te ardhmen e tij nderkombetare me Kosoven, pasi Norvegjia nuk ishte e pergatitur per t’i garantuar atij nje vend ne kombetaren e pare te futbollit, sipas Federates Norvegjeze. Celina, 19-vjeç, i cili beri debutimin e tij ne “Premier League” kunder Leicester City, te shtunen, muajin e kaluar u zotua per te ardhmen e tij ne Kosove, ku ka lindur, para Norvegjise, ku u zhvendos me familjen e tij ne moshen dyvjeçare.

Mesfushori, i cili nenshkroi nje kontrate dyvjeçare me akademine e Manchester City, ne moshen 15 vjeç, ka luajtur per Norvegjine, me kombetaret U-15, U-16, U-17 dhe U-21 te ketij vendi, ndersa beri nje paraqitje per kombetaren e Kosoves, per here te pare, ne vitin 2014. Sipas Federates se Futbollit te Norvegjise, siç citohet nga gazeta “VG”, Celina dhe babai i tij, Eduar, moren vendimin per ta lidhur te ardhmen e tyre ne Kosove, vetem pasi Norvegjia refuzoi te bie dakord me kerkesat e tyre, per te luajtur titullar i sigurte.

Yngve Haavik, nje zedhenes i federates ne fjale, tha per “VG”:

“Ajo qe mund te them eshte se pothuajse u be diçka, si nje negocim ne lidhje me kohen e lojes qe duhej ne dispozicion te Celines. Ne nuk mund te vepronim ne kete menyre. Nuk ka dyshim qe ne kemi kerkuar qe Celina te luaje per Norvegjine, por kjo deshire duhet te jete e ndersjelle, nuk mund te kete kushte per te luajtur ne çdo kohe. Eshte trajneri i kombetares, ai qe duhet te vendose sa here e fillon nje loje apo sa rri ne stol cilido futbollist. Une mendoj se gjithkush e kupton kaq gje.”

Eduar Celina i tha gazetes se djali i tij nuk mund te beje nje ndryshim, nese nuk do te ishte duke luajtur rregullisht.

“Bersanti ishte i gatshem per te luajtur dhe te jepte kontributin e tij per Norvegjine, ekipin kombetar te ketij vendi ku jetojme, – tha ai. – Por, nuk mund ta beje kete duke qendruar ne stol, apo duke luajtur vetem tre minuta. Ne do te brohorasim per ekipin kombetar norvegjez dhe i uroj atij gjithe te mirat” , shkruan “The Guardian”