Nuk ka fitues ndermjet Italise dhe Anglise

Lidhur me artikullin:

Itali – Angli perfundoi ne paqe ne “Juventus Stadium” te Torinos, me Andros Towsend qe ishte protagonisti i mbremjes me nje gol fantastik. Dy skuadrat, qe ndesheshin per here te pare qe prej boterorit, ku Italia fitoi 2-1 kerkonin maksimumin nga kjo miqesore luksi, e cila ne fakt ishte e barabarte ne çdo aspekt, perfshi dhe ndarjen e pjeseve, me te paren qe pa dominimin e italianeve dhe te dyten qe shfaqi me teper protagonizmin e anglezeve.

Ne stadiumin e Juventus, ishte nje futbollist bardhezi qe dha asistin e golit te Pelle ne te 29-ten, si Giorgio Chiellini qe pasi beri nje veprim te larte teknik sherbeu per sulmuesin e Southampton qe ndeshkoi pikerisht kombetaren e vendit ku luan. Ne pjesen e dyte loja e Anglise ndryshoi dhe sulmet e kombetares se 3 luaneve u shperblyen nga nje gol tipik anglez me goditje te fuqishme jashte zone te Towsend qe vendosi barazpeshen. Ne minutat e mbetura, Anglia iu afrua dhe golit te dyte por ishte Buffon qe ruajti barazpeshen.