Nuk ka paqe ne Izrael

Edhe pse ne rripin e Gazes ‘mbizoteronte’ armepushimi, ne Jeruzalem nuk ndodh keshtu. Nje palestinez ka kryer nje akt terrorist. Ne lagjen Shmuel Hanavi nje palestinez ka sulmuar nje autobus qe qendronte ne nje stacion me nje ekskavator. 5 njerez jane plagosur ndersa nje kalimtar ka vdekur. Ne vendgjarje ka shkuar menjehere polia izraelite qe e ka konsideruar si nje akt terrorist. Nje polic ka qelluar dhe ka vrare menjehere te riun palestinez. Ne rripin e Gazes ky veprim ka bere qe luftimet te rifillojne serish.