Nuk ka me ‘Shigjeta te argjendta’. Honda McLaren ndryshon ngjyre

Lidhur me artikullin:

Honda ndryshon ngjyren e McLaren qe tashme duhet te heqe dore edhe nga nofka “Shigjeta e Argjendte”. Skuadra britanike e Formula 1 do te punoje me motorin e skuadres japoneze duke filluar qe nga ky sezon por shtepia nipone e prodhimit te makinave ka vendosur edhe disa kushte per kete bashkepunim. Njeri prej tyre eshte ndryshimi i ngjyres se njevendeshes qe do te drejtohet nga dyshja Alonso-Button. E argjendta e kromuar eshte braktisur nga drejtuesit me qender ne Woking pas plot 18 viteve me kete ngjyre. Alonso dhe Button do te vishen me portokalli dhe te bardhe, dy ngjyrat simbol te McLaren dhe Hondas.

Por nese shigjetat e argjendta largohen nga McLaren, tashme me kete nofke mund te thirren makinat Mercedes sepse skuadra gjermane rikthen ngjyren e kromuar duke zgjedhur koloritin “Kromo”. Edhe pse ne qarkullim nuk do te kete me gri dhe te erret, Honda ka menduar qe McLaren te jete nje makine e paraqitshme. Projekti nuk eshte finalizuar ende por fifozet e skuadres britanike duhet te mesohen me idene se tashme kohet kane ndryshuar dhe 18 vitet e shigjetave te argjendta nuk ekzistojne me.