Nuri Seferi: “Ne ring ngjitem vetem per te fituar”

Lidhur me artikullin:

Nuri Seferi dhe Krystofz Glowacki paten ballafaqimin e fundit mes tyre ne prag te ndeshjes se kesaj te shtune ne Torun. Ne sallen e peshimit, ‘Tajsoni Shqiptar’ dhe kundershtari i tij polak u vune kunder njeri-tjetrit per veshtrimin e fundit psikologjik, perpara se te perplasin dorezat mbi ring. Ne eventin qe u pasqyrua gjeresisht dhe ne mediat polake, Nuri Seferi u prit me entuziazem ne salle, aq sa u thirr dhe me nofken e tij “Tajsoni Shqiptar”.

Me 90 kilogramet e tij gjate peshimit, Seferi rezultoi 750 grame me i rende se Glowacki, qe peshonte 89 kilogram e 250 grame. Dueli i te shtunes do te jete tejet i rendesishem per Seferi, qe kerkon titullin boteror ne versionin WBO per me teper ndaj nje kundershtari qe ne karrieren e tij ka 23 fitore ne 23 ndeshje, 15 prej te cilave ne k.o. Ne nje interviste te dhene per mediat vendase, Seferi vleresoi se tepermi kundershtarin e tij, duke e cilesuar si nje boksier shume te forte por theksoi se ai ngjitet ne ring vetem per te fituar. Seferi gjithashtu u shpreh i kenaqur per faktin qe do te kete shume tifoze shqiptare ne Torun per kete perballje. Ndeshja mes Seferit dhe Glowackit, do te zhvillohet sot ne oren 19:30