Obama: Jemi ne lufte me ata qe perdhosin Islamin

Lidhur me artikullin:

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thene se Shtetet e Bashkuara nuk jane “ne lufte” me Islamin, por me njerezit qe e shtremberojne ate. Duke folur ne samitin tre-ditor, ku ne Shtepine e Bardhe po diskutohet çeshtja e ekstremizimit, Obama tha se “ne nuk jemi ne lufte me Islamin. Ne jemi ne lufte me njerezit qe e kane shtremberuar Islamin”.

Disa zera e kane kritikuar Shtepine e Bardhe per ngaterrimin e ekstremizmit me Islamin pas sulmeve terroriste qe kane ngjare ne janar ne Paris dhe tashme se fundi ne Kopenhage. Obama ka shtuar se udheheqesit fetare te grupit te Shtetit Islamik, nuk jane “udheheqes fetare”, por jane “terroriste”.

“Ne nuk duhet t’ua japim terroristeve legjitimitetin fetar qe ata kerkojne. Ata nuk jane lidere fetare, ata jane terroriste”, ka thene Obama. Gjate gjithe fjalimit te tij qe e ka mbajtur para dhjetera perfaqesuesve nga e gjithe bota ne Uashington, ne diten e pare te samitit kunder ekstremizmit, Obama e ka bere ndarjen e Shtetit Islamik nga Islami.

“Ne nuk jemi ne lufte me Islamin. Ne jemi ne lufte me njerezit qe po e keqperdorin Islamin”, ka shtuar me tutje Obama. Presidenti amerikan e ka pershkruar Shtetin Islamik si nje kercenim per te gjithe boten, duke shtuar se ky grup radikal si dhe Al-Kaida jane “te deshperuar per te fituar legjitimitet”. Obama ka shtuar se “dhuna ndaj te pafajshmeve nuk e mbron Islamin dhe myslimanet, por ajo demton Islamin dhe myslimanet”.

“Natyrisht qe terroristet nuk flasin per me shume se nje miliarde myslimane, te cilet e refuzojne ideologjine e tyre urryese. Ata nuk e perfaqesojne Islamin, sikurse çdo njeri tjeter qe vret te pafajshem ne emer te Perendise, nuk e perfaqeson Krishterizmin, Hebraizmin, Budizmin apo Hinduizmin. Asnje fe nuk eshte pergjegjese per terrorizmin. Njerezit jane pergjegjes per dhunen dhe terrorizmin”, ka thene Obama.

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ka perseritur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk jane ne lufte me Islamin. Obama, ka bere thirrje te komuniteti mysliman ne Amerike, qe te beje me shume per ta kundershtuar ate qe Obama e ka quajtur “ekstremizem te dhunshem”. Ai tha se udheheqesit myslimane duhet te bejne me shume per ta diskredituar idene se “vendet tona jane te percaktuara qe ta shtypin Islamin”.

“Varferia si e vetme nuk e çon nje person drejt terrorizmit, me shume se varferia ka diçka tjeter qe e drejton nje person drejt terrorizmit. Ka miliarda njerez qe jetojne ne kulmin e varferise dhe jane te fokusuar per ta ndertuar jeten e tyre ashtu siç munden dhe kurre nuk perqafojne ideologji apo dhune. Ne anen tjeter, ka terroriste te cilet e kane nje prejardhje jashtezakonisht te pasur, si Osama bin Laden”, ka thene presidenti amerikan.

Ai shtoi se myslimanet e rinje, jane veçanerisht te ndjeshem ndaj propagandes ekstremiste e cila sipas tij, mund t’i çoje ata drejt Shtetit Islamik ne Siri, apo mund t’i beje ata qe te kryejne sulme brenda vendit. Gjate javes se kaluar, zyrtaret amerikane te zbulimit e kane njoftuar Kongresin se rreth 150 amerikane kane bere perpjekje per te shkuar ne Siri, per te luftuar perkrah militanteve islamik.

Samiti i cili ka nisur te merkuren ne Uashington, ka mbledhur perfaqesuesit nga 60 vende te botes. Samiti po mbahet ne kohen kur sulmet terroriste jane shtuar ne Evrope dhe ne Lindjen e Mesme.Shqiptarja.com