Obama, Netanyahut: Nderprit zjarrin, armepushim te pakushtezuar

SHBA-Gjate nje bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan, Barack Obama theksoi nevojen per nderprerje urgjente te perhershme te zjarrit ne Rripin e Gazes.

”Obama theksoi qarte rendesine strategjike te vendosjes urgjente te armepushimit te pakushtezueshem humanitar, qe do te çonte ne dhenien fund te armiqesive dhe do te rezultonte me nderprerje te perhershme te dhunes, ne baze te nje marreveshjeje per nderprerjen te zjarrit te nentorit te vitit 2012”, tha ne komunikaten per shtyp Shtepia e Bardhe.

”Çdo zgjidhje e perhershme e konfliktit izraelito-palestineze duhet te siguroje çarmatimin e te gjitha grupeve terroriste dhe çmilitarizim te Gazes”, theksoi ai.