Oferta e AllWeb për studentët

Lidhur me artikullin:

Për të gjithë studentët, të cilët duan të marin pjesë në Konferencën e Marketingut Dixhital në Tiranë ofrohet një çmim prej 30 Eurosh, vetëm nëse keni Kartën e Studentit (E domosdoshme). Për të blerë biletën klikoni KËTU !

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.

Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 Tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet t’a shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri te vlefshmë nga këndvështime të ndryshme dhe shumë planëshe.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri:

www.allweb.al

Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOS: http://bit.ly/allweb2015

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. ( E domosdoshme). Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës !!!