I ofrojne rinovimin por Del Bosque refuzon

Lidhur me artikullin:

Presidenti i Federates Spanjolle te Futbollit, Angel Maria Villar, ka bere nje tentative te fundit per te bindur Vicente Del Bosquen qe te qendroje ne detyren e trajnerit te “La Rojas” edhe pas “France 2016”. Villar nuk deshiron ta emeroje pasuesin e Del Bosques para zgjedhjeve te reja ne federate qe do te mbahen ne muajin nentor. Mirepo 65-vjecari ia ka bere te qarte ka vendosur t’i perkushtohet familjes se tij dhe se nuk ka ndermend te nise pergatitijet per fazen kualfikuese te Boterorit “Russi 2018”, e me pas nje tjeter trajneri te vijoje punen e tij.

Gjithsesi, Villar nuk heq dore, i ka ofruar te pakten dy here rinovimin trajnerit nga Salamanca, i cili ka rezistuar duke refuzuar. Nese do te qendroje kete do ta beje pa asnje interes te vencante, pra pa qene aspak nevoja qe te nenshkruaje kontrate. De Bosque eshte i bindur se epoka e tij ne krye te la Rojas duhet te mbyllet ne perfundim te ketij Europiani, teksa do te terhiqet nga cdo aktivitet futbollistik.

Del Bosque eshte ne krye te Spanjes qe nga viti 2008, kur pasoi te ndjerin Aragones, qe sapo kishte fituar Europianin me La Rojan. Sukseset e perfaqesueses iberike vijuan edhe ne dy turnete pasardhes ne boterorin “Afrike e Jugut 2010” dhe “Euro 2012” ne Poloni dhe Ukraine. Pavaresisht deshtimit dy vite me pare ne Brazil qe ne faze e grupeve te boterorit, Del Bosques iu besua kombetarje dhe per “Euro 2016”.