Olta Gixhari hyn ne territorin e Elvana Gjates

Pas e Elvana Gjates brune, biondja Olta Gixhari eshte shfaqur keto dite si imazh i kompanise se telekomunikacionit “Albtelecom”. Pa u mbushur ende viti qe kengetarja Gjata u zgjodh si imazhi i ri i “Albtelekom”, kompania ka bere imazh te saj nje tjeter figure femre per fushatat e saj publicitare. Ne posterat e publikuar pak dite me pare, vajza qe shfaqet pjeserisht ishte Olta Gixhari, e cila ka xhiruar edhe dy spote qe po shfaqen ne te gjitha televizionet. Olta eshte perzgjedhur per te qene imazhi i ri i kompanise se telefonise celulare “Eagle Mobile” dhe ka nenshkruar nje kontrate njevjeçare mjaft te kenaqshme per sa i perket pageses. Ne fillim kompania lançoi posterat ku shfaqeshin vetem te pasmet e aktores prane ne receptorin telefonik, foto qe u shnderrua ne kuicin e diteve te fundit ne rrjetet sociale pasi ngrihej pyetja: “Kujt i perkasin te pasmet seksi te reklama e ‘Albtelecom’?”. Shume shpejt pergjigjen e dha aktorja ne rrjetet sociale duke postuar fotot e saj me diçituren: “Çmenduria sapo ka filluar”.

olta-gixhari-albtelecom1

Kompania ka menduar qe imazhi i aktores te mos zbulohet qe ne fillim, duke zbuluar pjesen e saj me provokuese, nje strategji kjo e mire marketingu. Ne kete spot, Olta shfaq aftesine e saj aktoriale, edhe pse ne keto vite eshte prezantuar para publikut edhe si kercimtare e prezantuese. Nderkaq, duket se perfshirja e nje tjeter figure femerore te njohur per publikun ne spotet e kesaj kompanie eshte nje strategji per te reklamuar ofertat e ndryshme me ane te imazheve te pelqyera ne skene.
Elvana vazhdon te jete imazhi kryesor i kompanise, por direkt pas shfaqjes se Olta Gixharit si imazh i “Albetelecom” u fol per nje lloj spostimi te kengetares Elvana Gjata, e cila u lançua me publicitet te madh si imazhi kryesor i “Albtelecom”. Burime prane kengetares na pohuan se “Elvana vazhdon te jete ‘Brand Face’ i “Albtelecom”. Edhe pse ajo nuk shfaqet si imazh i çdo produkti apo oferte specifike gjithmone, sipas kontrates qe ka nenshkruar eshte parashikuar qe te jete vetem ne komunikimet me te rendesishme te kompanise, siç ishte rasti kur u ndryshua logoja, ngjyra dhe bashkimi i “Albtelecom” dhe “Eagle”. Pra, Elvanen do te mund ta rishohim kur kompania te vendose te hedhe ne treg produkte, qe duhet te jene shume speciale dhe tes reja.