Olti Curri kunder Aferdita Dreshaj. “Kjo pershendet me b…. cunat e ISIS”

Fill pas sulmeve te pergjakshme terroriste te ndodhura te premten, 13 nentor ne Paris, ka nisur edhe solidariteti ne rrjetet sociale edhe ne radhen e personazheve te njohura shqiptare. Mesazhi sensibilizues qe ka bere me shume pershtypje ne rrjetin social Instagram, ka qene ai i modlees Aferdita Dreshaj, e cila ndryshe nga VIP-at e tjere ka zgjedhur nje foto te shkrepur ne Paris perpara Kulles Eiffel, veshur me nje fustan te kuq dhe qe nxjerr ne pah fundshpinen e saj.

Kjo poze sensuale duket se nuk ka qene nje gjetje apo zgjedhje e duhur per modelen shqiptare e cila edhe ne komentet nen foto eshte kritikuar per menyren se si ajo ka vendosur te postoje lutje per maskaren ku humben jeten 158 persona.

“Bravo Aferdita fiks foton e pershtatshme ke gjet edhe ne te tilla raste shqiptaret duan te tregojne fundshpine!’, shkruan njera prej ndjeksve te saj.

aferdita-dreshaj

Madje edhe opinionisti dhe tekstshkruesi, Olti Curri ne fan page-n e tij ne ‘Facebook’ te shtunen ne mengjes e ka ripublikuar kete foto te Aferdites dhe ka kritikuar pozen e zgjedhur prej saj duke ironizuar me fjalet:

‘Po kjo lutet per Parisin apo po pershendet çunat e ISIS me: ‘Oooh sa kam b***n e mire!!!’.