Orakulli Eklestone ben nje parashikim ogurzi per Vettel

Per Bernie Ecclestone 2014-ta do te jete viti i fundit te dominimit te Sebastian Vettel. Padroni i Formula Nje edhe pse e levdoi gjermanin qe po afrohet triumfit te katert rradhazi ne boterorin me lluksoz te shpejtesise eshte i bindur se ndryshimi i rregulloreve vitin e ardhshem do te jete nje riperzierje e vertete e vlerave ne piste. Ndaj dhe supremacia e treguar edhe ne kete sezon nga gjermani dhe skuadra e tij Red Bull, do te nderpritet.

“Dominimi i Sebastian Vettel do te perfundoje shpejt. Ne 2014-en do te jemi makina krejtesisht te reja,. Motorre te rinj dhe rregulla te reja. Do te jete nje shans i madh per Ferrarin dhe per Mercedes qe te mposhtin Vettel. Vitin e ardhshem mund te mos jete piloti me i mire qe do te fitoje, por makina me e mire. Thene gjithe keto me duhet te shtoj se Vettel eshte nje fitues i vertete, nga ata te llojit te Sennes apo Shumacher”.

eshte ky opinioni i 82 vjecarit qe komandon circusin, me nje eksperience si e tija ne shpatulla e padyshim dhe zotesine per te luajtur fijet e duhura per te gjeneruar gjithmone ineteres e para rreth Formula Nje duket e veshtire qe Ekleston te gaboje.