Organizohet Konferenca e dytë vjetore “Migrimi në Ballkanin Perëndimor”

 

“Migrimi në Ballkanin Perëndimor: Çfarë dimë ne për të?”

Rrjeti i Migrimit në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Burch (IBU), organizojnë Konferencën e 2-të Vjetore në Sarajevë19-20 Maj 2017. Konferenca do të organizohet nga Qendra e Vlerësimit të Zhvillimeve dhe Kërkimeve Shkencore për Çështjet Sociale (CDESS), i cili është institucioni koordinues i Rrjetit.

Qëllimi i konferencës është të bashkojë studiues dhe krijues të politikave nga Ballkani Perëndimor me fokus në krijimin e forumit për shkëmbimin e njohurive dhe diskutimit të çështjeve që rrethojnë hulumtimin dhe politikat e migracionit, për të sfiduar modele ekzistuese dhe diskurset e migrimit, për të adresuar sfidat e politikave dhe për të ofruar zgjidhje për trajtimin më njerëzor të emigrantëve dhe shfrytëzimin më të mirë të lëvizshmërisë njerëzore.

Konferenca do të fillojë me seancën plenare, me fjalime nga studiues të shquar në studimin e migrimit. Pjesa tjetër e konferencës do të përbëhet nga një sërë panelesh tematike, me disa prezantime të punimeve kërkimore, një prezantim nga të ftuar nga institucionet qeveritare, OJF, organizatat ndërkombëtare, etj, ndjekur nga një diskutim i çështjeve të ngritura në panel. Gjuha zyrtare e konferencës është gjuha angleze.

Konferenca ka një qasje multidisiplinare dhe synon të sjellë së bashku studiues nga një gamë e gjerë disiplinash duke përfshirë antropologjinë, demografinë, ekonominë, ligjin, psikologjinë, sociologjinë, gjeografinë, shkencat shëndetësore, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe disiplina të tjera të ngjashme me një fokus në lëvizjen njerëzore. Hulumtimet ndër-disiplinore dhe perspektivat krahasuese do të nxiten në mënyrë të veçantë.

Tema të mundshme mund të jenë: migrimi dhe zhvillimi; efekti i migrimit në varfëri dhe pabarazi; remitancat; remitancat sociale; eksternalitetet e diasporës; migrimi dhe ndryshimet institucionale; migrimi dhe ndryshimet demografike; migrimi dhe urbanizimi; tregu i punës dhe lëvizshmëria në punë; migrimi i detyruar; migrimi dhe siguria; kriza aktuale e refugjatëve; migrimi dhe trafikimi; migrimi i brendshëm.

Gjatë konferencës do të mbahet dhe takimi vjetor i bordit të “Western Balkans Migration Network” ku do të adresohen dhe problematikat kryesore si dhe planet për të ardhmen. Në këtë takim Dr. Erka Caro, nga Universiteti i Tiranës dhe eksperte e fushës së migracionit do të prezantojë idenë e krijimit të një “Observatori të Migrimit në Ballkan“.

Shkarkoni programin e plotë të koferencës këtu.