Pa Ronaldo ne fushe, Portugalia kampione Europe

Portugalia Kampione e Europes, mes vuajteve, dhimbjes, emocioneve por dhe loteve, atyre te Ronaldos, finalja e te cilit u nderpre ne minuten e 23-te dhe po ato te yllit te Realit, ne momentin e golit te Eder, qe i dha suksesin me te rendesishem ne histori portugezeve. 120 minuta loje qe kurorezuan Portugaline, pas 6 barazimeve ne kete Europian por dhe nje fitoreje ne shtese, ndaj organizatoreve te Frances, qe nuk arriten dot kete here te shfrytezonin faktorin fushe, ashtu sic kishin bere ne te kaluaren fale dhe nje loje taktikisht te persosur te Santosit te Portugalise, qe dhe pa yllin e tij qe ne gjendje te ndalte kengen e gjelave te Deschamps, per t’i lejuar Ronaldos qe mbi qiellin e Parisit te ngrinte lart trofeun me te rendesishem te karrieres.

Ne “Stade De France” finalja e edicionit te 15-te prityej te ishte dhe nje sfide mes dy numrave 7, Ronaldo dhe Griezmann, por perballja e te dyve do te zgjaste pak. Franca u perpoq te diktonte ritmin, por goditjen e pare e beri Portugalia me Nanin ne minuten e 4-tert. Fillimin e zjarrte te Frances, u perpoq ta konkretizonte Griezmann por goditja e tij ne te 7-ten ishte vetem rrjete e jashtme. Pak sekonda me pas, momenti qe do te kujtohet gjithmone nga kjo finale. Payet nderhyn ndaj Ronaldos. Portugezi mban gjurin me dore, por per Clattenburg nuk ishte faull. Ronaldo shtrengoi dhembet per disa minuta, sa per te pare Rui Patricion qe ndali nje goditje fantastike te Griezmann me koke dhe ne te 16-ten CR7 u kuptua nga lotet e tij qe nuk mund te vazhdonte me. Megjithate lojtaret e medhenj nuk mund te dorezohen dhe Ronaldo per 6 minuta te tjera qendroi ne fushe duke mbytur dhimbjen, por ne te 23-ten serish lot dhe zevendesimi. Finalja e tji perfundoi aty por jo e Portugalise qe mori zemer nga demtimi I kapitenit per te shtrenguar radhet ne mbrojtje. Ne pjesen e pare u shenua dhe nje goditje e Sissokos, qe u ndal mire nga Rui Patricio. Sfida ishte e mbyllur dhe vetem episodet mund ta vendosnin ate, por Griezmann ne te 66-ten nuk kishte shenjestren e duhur per te vendosur finalen. Ne te 84-tren, Sissoko nder me te miret per Francen leshoi nje silur drejt portes se Rui Patricios, por portieri portugezeve e kishte gati reagimin. Ne te 92-ten, fati I erdhi ne ndihme luzitaneve, me Gignac qe I ardhur nga stoli beri nje levizje fantastike ne zone por goditja e tij thjesht perkedheli shtyllen. Finalja shkoi ne shtese dhe ne minuten e 104-tert Portugalia per pak sa nuk e zhbllokoi ate por goditja e Eder u prit nga Lloris. Fati Ishte me francezet dhe ne te 107-ten, kur Gurreiro goditi shtyllen. “Stade de Frande” ishte i teri I perfshire nga dritherimat, kur pak sekonda me pas Eder coi ne “Edenin” te Fubollit, Portugaline me golin e epersise.

Per portugezet ishte dhe nje gol per Ronaldo qe serish nuk i permbajti lotet. Minutat e fundit ishin nje drame e vertete per Portugaline, me Cr7 qe shtyu te tijte me nje kembe nga stoli duke I kerkuar dhe Guerreiros te demtuar te hynte ne fushe dhe te shtrengonte dhembet, per te degjuar vershellimen e fundit te Clattenburg qe kurorzoi Portugaline, si Kampione Europe per here te pare ne historine e saj.