Pa viza në “Schengen” për Kosovën, propozimi i Komisionit Europian

Komisioni Europian i propozoi sot Keshillit te BE-se dhe Parlamentit Europian heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves qe duan te udhetojne ne zonen “Schengen”. Propozimi eshte bere se bashku me vleresimin pozitiv te Komisionit, qe konfirmon se Kosova ka permbushur kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

Lajmin e dha i pari ministri i Integrimit Europian ne Kosove, Bekim Çollaku, i cili konfirmoi permes nje deklarate ne Facebook rekomandimin e Komisionit Europian per heqjen e vizave per kosovaret. “Ju uroj nga zemra te gjitheve per propozimin e sotem te Komisionit Europian, per liberalizimin e vizave per qytetaret e Republikes se Kosoves”, ka shkruar Çollaku, i cili ka konfirmuar se brenda ketij viti, qytetaret e Kosoves do te nisin udhetimin pa viza ne zonen “Schengen”. Ministri kosovar i Integrimit Europian tha se, izolimi i Kosoves tanime mbetet vetem nje kujtim i hidhur i se kaluares.

Ndersa Komisioneri per Migracionin, Çeshtjet e Brendshme dhe Shtetesine, Dimitris Avramopoulos, gjate nje konference per shtyp ne Bruksel tha se, Komisioni propozon udhetimin pa viza ne BE per qytetaret e Kosoves me pasaporta biometrike. Avramopoulos lajmeroi se do te vizitoje Prishtinen te enjten. Pasditen e neserme pritet te kete edhe nje seance solemne te Kuvendit te Kosoves.

Ne raportin e sotem te progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka permbushur te gjitha kriteret e udherrefyesit te saj per liberalizimin e vizave, e cila nenkupton se, deri ne miratimin e ketij propozimi nga ana e Parlamentit Europian dhe Keshillit, Kosova do ta kete te ratifikuar marreveshjen per kufirin me Malin e Zi dhe te kete te forcuar regjistrin e te dhenave ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne Keshillin e BE-se, vendimi per propozimin e Komisionit do te merret me shumice te theksuar.

Me nje postim ne Twitter, Komisonieri per Zgjerimin Johanes Hahn pergezoi kosovaret per kete vendim, duke shkruar se reformat shperblehen ne te tille menyre. Ndersa ne nje konference per shtyp ne Prishtine menjehere pas dhenies se rekomandimit, kryeministri Isa Mustafa tha se perkunder ashpersimit te kritereve, vendimi u mor sipas merites.

Nderkohe, menjehere pas ketij lajmi ka reaguar edhe kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, i cili ka uruar Kosoven per kete arritje te fundit. “Fill pas UEFA-s, nje tjeter lajm i gezueshem per Kosoven. Rekomandimi i Komisionit per heqjen e vizave. Me ne fund, BE-ja po çlirohet nga nje turp!”, shkruan Rama ne rrjetet sociale.

Me tej, zbatimi i vazhdueshem nga ana e Kosoves i te gjitha kritereve te percaktuara nga 4 blloqet e udherrefyesit per vizat, si dhe riintegrimi dhe riatdhesimi do te monitorohen permes mekanizmit monitorues te post liberalizimit te vizave, procesi i Stabilizim-Asociimit dhe, nese paraqitet nevoja, permes mekanizmave percjelles “ad-hoc”.

Ne momentin qe propozimi miratohet nga Parlamenti Europian dhe Keshilli, qytetaret e Kosoves me pasaporta biometrike nuk do te kene nevoje per vize, kur udhetojne per qendrime te shkurtra deri ne 90 dite ne vendet anetare te BE-se, me perjashtim te Irlandes dhe Mbreterise se Bashkuar, si dhe ne 4 vendet joanetare te BE-se te perfshira ne “Schengen”, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Kushtet e tjera per hyrjen ne zonen “Schengen” do te vazhdojne te aplikohen, duke perfshire nevojen per te deshmuar mjete te mjaftueshme financiare dhe arsyen e udhetimit. Perjashtimi i vizave nuk ofron te drejten per pune ne BE.

Si per te gjitha ato qe jane te listuara ne “Aneksin II” te rregullores se vizave dhe qytetaret e vendeve qe mund te udhetojne pa viza ne Europe, klauzola mbrojtese e shtuar ne fillim te vitit 2014 do te zbatohen edhe per udhetimin pa viza per qytetaret e Kosoves. Duke marre parasysh diskutimet e fundit me shtetet anetare per politiken e vizave te BE-se ne teresi, Komisioni sot ka propozuar te forcoje kete mekanizem pezullimi, qe ta beje me te lehte per shtetet anetare te njoftojne per rrethanat qe çojne te nje pezullim i mundshem dhe t’ia mundesoje Komisionit ta aktivizoje kete mekanizem me nismen e tij.

Komisioni Europian e nisi dialogun per liberalizimin e vizave me Kosoven me 19 janar te vitit 2012.

/Top-Channel