Pader Andreas, bamiresi i Fushe Arrezit. Ben ate qe shteti nuk e ka bere ne 25 vite

Ne rrugen kryesore te Fushe-Arrezit, nje “Land Rover” i bardhe terheq vemendjen e kembesoreve, te cilet ndalin hapin dhe pershendesin me dore nga shoferi; nje 58 vjeçar i beshem me nje kryq te varur ne qafe. I perqendruar ne timon, Pader Andreas reagon me droje ndaj popullaritetit te tij te padiskutueshem.

“Me shume me njohin mua ketu,” thote ai me nje shqipe te paster.

I ardhur ne Fushe-Arrez prej tetorit 2008, prifti Andreas Waltermunh nga rajoni i Vestfalise ne Gjermani eshte kthyer ne nje institucion per banoret e varfer te qytezes se Fushe-Arrezit dhe fshatrave perreth. Ai e ka fituar kete status duke udhetuar 500 kilometra çdo jave nga njeri cep i zones ne tjetrin, ku perveç predikimeve fetare, monitoron situaten sociale dhe mban shenim hallet e banoreve.

Pas tete vitesh sherbim ne Fushe-Arrez, Pader Andreas njeh ne detaje problemet e zones, nderkohe qe perpjekjet e tij kane permiresuar jeten e qindra banoreve, ne qyteze apo ne fshatrat perreth. Prifti katolik numeron 180 projekte ndertimesh te realizuara prej tij, te cilat perfshijne infrastrukturen, por edhe ndertimin e shtepive per banoret me te varfer te komunitetit.

Pader Andreas i tha BIRN se misioni i tij per zbutjen e varferise ne zone ka ecur ne gjurmet e punes qe kishin bere me pare Motrat Françeskane. Te ardhura ne Fushe-Arrez prej vitit 1998, ato shfaqen nje angazhim te forte social me ngritjen e kopshteve per femijet, ambulancave per te semuret apo shperndarjen e ndihmave per njerezit ne kufinjte e varferise.

Prifti katolik gjerman eshte megjithate i ndergjegjshem se nevojat ne zone jane shume me te medha se mundesite.

”Po hedhim nje pike uje ne gurin e nxehte,” thote Pader Andrea, duke perifrazuar nje fjale te urte gjermane.

Prifti katolik eshte i zhgenjyer nga roli qe luajne institucionet shteterore per te zbutur varferine dhe permiresuar jeten e banoreve ne kete zone te thelle. Ai mendon se megjithe ndihmen e Kishes, eshte detyre e shtetit qe t’u gjeje zgjidhje problemeve e qe sipas tij nuk ndodh.

“Kisha mund t’i ndihmoje njerezit, por se pari eshte puna dhe detyra e shtetit. Kisha mund te beje nje perkrahje, por ka zera qe pushteti mund te beje me shume, nderkohe qe nuk ben asgje per keta njerez,” thote ai per BIRN.

Pader Andreas perpiqet te zevendesoje me gjithçka mundet rolin e munguar te institucioneve shteterore ne kete zone. Me nismen e tij te drejtperdrejte jane zgjidhur probleme te theksuara te infrastruktures dhe te varferise ekstreme ne kete zone.

Bashkia e Fushe-Arrezit bashke me fshatrat perreth saj eshte nje nga zonat me te varfra te Shqiperise, per shkak te terrenit te thyer malor, rrugeve te keqija dhe mungeses se punes. Infrastruktura rrugore ne kete zone le shume per te deshiruar, pasi pjesa me e madhe e saj eshte e amortizuar jo vetem ne akset rurale, por edhe ne ato nacionale.

Nderhyrja e Pader Andreas ka zbutur nje pjese te ketyre problemeve, permes ndertimit te nje ure mbi lumin Fan ne fshatin Kalvinaj apo hapjes per here te pare te nje rruge qe lidh kete fshat me rrugen automobilistike.

Megjithate, projekti me i rendesishem i Pader Andreas eshte ai i ndertimit te shtepive per njerezit e moshuar, familjet ne nevoje apo ato qe kane pjestare te semure mes tyre.

Projekti i shtepive

Pas nje jete te kaluar brenda nje banese me mure te shembura, Fran dhe Pashke Lleshi po i gezohen se fundmi shtepise se tyre te re.

“Zoti ne qiell, Pader Andrea ne Toke,” thone plot mirenjohje bashkeshortet, te cilet fale ndihmes se priftit jane çliruar tashme nga nje barre e rende.

Burre e grua i thane BIRN se familja prej 5 anetaresh mban frymen gjalle me nje pension minimal, ndersa djali i vetem e humbi punen pas mbylljes se fabrikes se bakrit ne Fushe-Arrez. Frani vete ka punuar per 30 vjet ne gjeologji-miniera, pa mundur te ndertoje nje jete me te begate per familjaret e tij.

“Edhe me vdeke nuk kam gajle, pasi po i le djalit nje shtepi,” shton Pashke Lleshi.

Shtepia-e-re-e-bashkeshorteve-Fran-e-Pashke-Lleshi-nga-fshati-Bardhet-i-Fushe-Arrezit-533x400

Familja Lleshi nuk eshte e vetmja qe ka perfituar nje strehe mbi koke fale priftit katolik. Marash Koliqi nga fshati Kryezi jetonte vete i katert brenda nje dhome te ndertuar 80 vjet te shkuara, para se familja e tij te perzgjidhej nga Pader Andreas.

Ndersa punon bashke me skuadren e Pader Andreas per ndertimin e shtepise se tij te re, Koliqi tregon se burre e grua punojne per te mbajtur frymen gjalle dhe per te mbeshtetur dy djemte e tyre qe studiojne ne Vlore dhe Tirane.

Marashi thote se ishte lidhur me Pader Andrean gjate nje meshe.

“Me kishin thene se i ndihmon njerezit ne nevoje. Une I dola perpara dhe i thashe: ”po me ndihmove, te ndihmofte Zoti. Kur e ka pader Andrea se ku jetoj, tregoi meshire per mua,” thote Marash Koliqi.

Pader Andreas vlereson se ne Fushe-Arrez ka nje numer te madh familjesh qe jetojne ne varferi ekstreme dhe kushte te keqija te strehimit. Sipas tij, ka raste ku familje me pese persona jetojne ne 12 metra katrore, ndersa ngushtica ne banim krijon shpesh konflikte dhe gjeneron dhune.

“Ne kemi pare shtepi ku ishte e shembur krejt çatia, ose kur njerezit kane jetuar ne tenda prej plastmasi, ndaj kemi nderhyre,”thote Pader Andreas.

Megjithate, ai shpjegon se kane nje rrjet prioritetesh permes se ciles zgjidhen familjet me nevojtare. Ata vleresojne nese ka njerez te moshuar, persona me aftesi te kufizuar apo familje qe jane ne konflikt me te tjeret, te cilet kane prioritet ne perzgjedhje.

Megjithese eshte nje prift katolik, projektet e Pader Andreas perfshijne edhe familje myslimane. Ai tregon se eshte ne pritje te nje lejeje ndertimi nga bashkia e Fushe-Arrezit per ndertimin e shtepise se nje familjeje myslimane ne Kryezi.

”Varferia nuk eshte as myslimane, katolike apo ortodokse”, thote prifti gjerman.

Shteti i munguar

Perveç projekteve dhe ndihmave ne fushen e ndertimit, prifti gjerman i Fushe-Arrezit mbulon gjithashtu edhe çeshtjet sociale apo ato te blegtorise. Ai siguron perkrahje financiare per familjet me te varfra, pensionistet apo invalidet dhe u paguan shpenzimet e studimit 20 studenteve nga kjo zone.

Pader Andreas thote se 100 studente te tjere mbeshteten me bursa nga murgeshat françeskane. Gjithashtu, ai u ka dhuruar gica per nje numer te konsiderueshem familjesh.

Per ndertimin e shtepive, ai ka punesuar nje skuader prej 5 muratoresh dhe 3-4 bashkepunetore, nderkohe qe perpiqet te perfshije edhe familjaret ne procesin e punes.

Projektet e Pader Andreas kerkojne para dhe ato nuk kane munguar, pasi prifti ka deshmuar se jane investuar ne vendin e duhur. Donacionet vijne nga bamires ne Gjermani dhe Austri, te cilet prifti u dergon ne shenje mirenjohjeje edhe letra falenderimi.

Familje-ne-rajonin-e-Fushe-Arrezit-me-shtepi-te-shkaterruar-qe-Pader-Andrea-i-ka-ndertuar-shtepine-533x400

“Une jam i habitur se sa shume ndihma ne te holla dhe ndihma materiale grumbullojne per te bere kete pune. Nuk bejme shume kerkesa, megjithate njerezit na japing, pasi jane te bindur se parate e tyre do i investojme per qellimet qe ata i japin,” thote ai.

Edhe pse aktiviteti i tij eshte nje shuplake per autoritetet shteterore, Pader Andreas ka fituar simpatine e perfaqesuesve vendore ne Fushe-Arrez. Ndue Doda, nenkryetar i bashkise mendon se veprimtaria e priftit gjerman dhe e motrave françeskane eshte e pazevendesueshme.

“Pader Andrea dhe motrat françeskane kane nje autoritet te padiskutueshem dhe nje simpati te veçante nga qytetaret e te dyja besimeve, myslimane dhe katolike,” tha Doda per BIRN.

Por Pader Andreas nuk e fsheh zhgenjimin se sa pak behet per banoret nga ana e autoriteteve.

“Une mendoj qe se pari duhet nje angazhim me i madh per te krijuar vende pune per njerezit. Me mbylljen e minierave dhe fabrikes se bakrit ne Fushe-Arrez nuk ka vende pune dhe kjo shkakton nje vuajtje tek njerezit e ketij rajoni,” sugjeron ai.

“Papunesia ka edhe pasoja ku njerezit varferohen dhe nuk kane nje shans per te punuar dhe per te permiresuar standardin e jeteses,” shton ai.

Fratel Keqi nga fshati Orosh i Fushe-Arrezit eshte njeri prej banoreve qe vuan mungesen e punes dhe barren e varferise. Ai jeton bashke me gruan dhe tre femijet ne nje barake prane ish-parkut te mallrave ne Fushe-Arrez, ne kushte shume te veshtira ekonomike.

“Jemi me fat qe kemi Pader Andrean,” thote Keqi, edhe pse vete nuk ka perfituar nga projektet e tij.

Vete ai u perpoq t’i shpetonte varferise permes emigrimit ne Gjermani, por e kthyen pasi qendroi per disa kohe ne kampet e azilanteve.

“Kur jam kthyer ne Rinas nga Gjermania, femijet e mi kane qare. Ata nuk gezonin qe u ktheva, por qanin,” perfundon Fratel Keqi.

/birn