Pajisja e re Gear 360 e Samsung realizon video të vërteta 4K dhe shkrepje të figurës 360 gradë

 

Dizajni i Përditësuar dhe Aftësia për Live Streaming e Bën Përmbajtjen VR dhe 360 më të Kapshme dhe më të Lehtë për t’u Shpërndarë.

SEOUL, Korea – 29 Mars, 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. lançoi sot Samsung Gear 360 të ri, një kamera 360 gradë me rezolucion 4K me një dizajn të rafinuar për një përdorim më të lehtë. Me karakteristikat e zgjeruara për një përmbajtje me kualitet të lartë, Gear 360 është e lehtë dhe kompakte, duke ofruar një ekosistem të zgjeruar të Samsung VR.

“Ndërkohë që konsumatorët përdorin më shumë videot për të ndarë eksperiencat, ne duam të ofrojmë produkte të arritshme dhe inovative për ta bërë krijimin e përmbajtjes dixhitale më të lehtë për t’u krijuar, për t’u ndarë dhe për t’u ndjekur,” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidentja Ekzekutive e Marketingut Global dhe Biznesit të Paisjeve që Vishen, Mobile Communications në Samsung Electronics. “Gear 360 i përditësuar do të vazhdojë të zgjerojë horizontet e asaj që konsumatorët mund të përjetojnë dhe ndajnë.”

pajisja-e-re-gear-360-e-samsung-realizon-video-te-verteta-4k-dhe-shkrepje-te-figures-360-grade-info-albania

Karakteristika të zgjeruara për krijimin e përmbajtjes me kualitet të lartë 360

Për herë të parë, Gear 360 ofron regjistrimin e videove 4K për një përmbajtje dixhitale reale dhe 3 dimensionale. E pajisur me sensorë 8.4 megapixel të pamjes dhe Lentet e Ndritshme F2.2 në të dyja lentet fisheye, Gear 360 mund të krijojë imazhe me një rezolucion të lartë.

Gear 360 vë theksin në teknologjitë inovative dhe shërbimet e Samsung për të ndarë, për të parë dhe për të edituar. Qoftë për krijimin e një video 360° apo një imazhi të palëvizshëm, përdoruesit mund të përdorin modele të ndryshme të pamjes, mjete edituese dhe efekte apo filtra për fotot për të krijuar një përmbajtje të personalizuar. Përdoruesit mund të kthejnë videot 360 në formate standarde për një përmbajtje që mund të ndahet më lehtë.

pajisja-e-re-gear-360-e-samsung-realizon-video-te-verteta-4k-dhe-shkrepje-te-figures-360-grade-info-albania

Gjithmonë qëndroni të lidhur me Transmetimin e Drejtpërdrejtë Social 360

Gear 360 prezanton një shpërndarje të përmbajtjes në kohë reale. Kur Gear 360 është i sinkronizuar me një smartphone ose kompjuter me të cilin mund të lidhet, paisja e re i mundëson përdoruesve të ndajnë eksperiencat e tyre më të mira me trasmetimin e drejtëpërdrejtë me kualitet të lartë ose duke i ngarkuar direkt në platforma si Facebook, Youtube apo Samsung VR.

Lidhje e zgjeruar për më shumë se 360 eksperienca

Gear 360 është i pajtueshëm me një seri aksesorësh të palëve të treta dhe pjesë shtesë të montuara. Edicioni i fundit i Gear 360 është në përputhje me pajisjet kryesore Samsung, duke përfshirë dhe produktet më të reja si Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, Galaxy S7, Galaxy S7 edge, Galaxy Note5, Galaxy S6 edge+, Galaxy S6, Galaxy S6 edge, Galaxy A5 (2017) and Galaxy A7 (2017). Gear 360 gjithashtu ofron pajtueshmëri fantastike me paisjet iOS duke përfshirë iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus dhe iPhone SE, si dhe me kompjuterat Windows dhe Mac.

Për më shumë informacion mbi produktin, ju lutem vizitoni www.samsungmobilepress.comhttp://news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

Specifikat e Produktit Samsung Gear 360 (2017)

pajisja-e-re-gear-360-e-samsung-realizon-video-te-verteta-4k-dhe-shkrepje-te-figures-360-grade-info-albania


*Të gjitha funksionalitetet, karakteristikat, specifikat dhe informacionet shtesë të produktit të mundësuara në këtë dokument, por pa u kufizuar në përfitimeve, dizajnin, çmimin, përbërsit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit janë subjekt për të ndryshuar pa njoftim ose detyrim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.