Pajisjet e gatimit BoschGas do të riparohen pa asnjë kosto

 

Lajm i rëndësisshëm:

• Ju kërkojmë konsumatorëve të kontrollojnë pajisjet e gatimit Boschgas që i përkasin periudhës së prodhimit nga viti 2006 – 2011
• Risk i lartë: Për shkak të një dëmtimi në lidhësin e gazit, gazi mund të rrjedhë në rrethana të veçanta, dhe në raste ekstremisht të rralla është rrezik për shpërthim.
• Zëvëndësimi falas i lidhësit të gazit në shtëpinë e pronarit, zgjidh tërësisht problemin.

BSH Hausgeräte GmbH ju kërkon të gjithë pronarëve të pajisjeve të gatimit me gaz Bosch të prodhuara nga fabrika në periudhën 2006 – 2011 të kontrollojnë nëse pajisjet e tyre preken nga kjo fushatë e re sigurie. Kjo është për shkak të një dëmi të mundshëm në lidhësin e gazit. Në rrethana të veçanta gazi mund të rrjedhë, dhe në raste tmerrësisht të rralla përbën rrezik për shpërthim. Çdo pronari që ka një pajisje të tillë i ofrohet zëvëndësimi falas i lidhësit të gazit nga një servis i autorizuar me teknikë në shtëpinë e pronarit. Për të shmangur çdo lloj rreziku, pronarët që i kanë këto llojë pajisjesh duhet thjeshtë ta mbyllin gazin dhe të mos e përdorin atë deri sa lidhësi i gazit të jetë zëvëndësuar.

Siguria e konsumatorit është përparësia më e lartë e BSH Hausgeräte GmbH. Për këtë arsye, një fushatë e re, vullnetare, e sigurt dhe mjaft e rëndësishme fillon sot për një numër të limituar pajisjesh. BSH Hausgeräte GmbH do të telefonojë të gjithë klientët e listuar për pajisjet e gatimit me gaz për të kontrolluar nëse pajisja e tyre është e prekur nga kjo fushatë sigurie. Në mënyrë të veçantë, ne ju kërkojmë konsumatorëve që e kanë kontrolluar më parë me detaje pajisjen e tyre dhe të cilët nuk kanë patur nevojë për zëvëndësimin e lidhësit të gazit, t’i kontrollojnë pajisjet e tyre edhe një herë. Në mënyrë që të arrijmë sa më shumë pronarë të jetë e mundur, njoftimi do të vendoset në media të ndryshme të printuara dhe online në ditët e tjera në vazhdim.

Për të kontrolluar nëse pajisjet e tyre janë të prekura nga kjo fushatë vullnetare sigurie, pronarët janë të lutur të kontrollojnë të dhënat e pajisjes së tyre në www.gascookingsafety.com ose të telefonojnë call centre service hotline 42278131. Zëvëndësimi në shtëpitë e pronarëve do të rregullohet me takime të përcaktuara. BSH ju kërkon ndjesë konsumatorëve për çdo pakënaqësi.

Rreth BSH:
BSH Hausgeräte GmbH është një kompani lider në të gjithë botën në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake me të ardhura vjetore rreth €12.6 miliardë € në 2015 dhe mbi 56,000 punëtorë.
BSH i prodhon produktet e saj në rreth 40 fabrika dhe përfaqësohet nga 80 kompani në 50 shtete.

Informacion të mëtejshëm mund ta gjeni në www.bsh-group.de