“Panama Papers,” ne shenjester edhe bankat zvicerane

Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare FINMA po heton disa banka zvicerane pas zbulimeve me kompanite “offshore” ne Panama.

Sa dhe cilat banka jane te prekura nga FINMA nuk duan te tregojne ne nje interviste per “NZZ am Sonntag”, percjell albinfo.ch. FINMA deshiron te dije se cilat banka kane punuar me firmen ne fjale ne Panama dhe ndoshta kane shkelur ligjet zvicerane.

Fakti se Zvicra eshte prekur edhe nga te ashtuquajturit “Panama Papers”, presidenti i FINMA, Thomas Bauer, ka pranuar me tutje se jo te gjitha bankat ne perputhje me rregullat kunder pastrimit te parave jane ne te njejten gjendje.

Drejtori i FINMA, Mark Branson, u kishte bere thirrje bankave zvicerane javen e kaluar per me shume angazhim kunder pastrimit te parave.

/Telegrafi/