Paqe ne Manchester. Giroud i heq 3 pike Mourinhos

Lidhur me artikullin:

Emocione, ritem i cmendur dhe nje befasi e Giroud qe i ngrin buzeqeshjen Jose Mourinho. Manchester United-Arsenal perfundon 1-1 ne barazim pas 90 minutash plot intensitet ku Djajte e Kuq dominuan por nuk fituan. Ne kufijte e epikes rivaliteti mes dy trajnereve, armiq te vjeter Mourinhon e Wenger sic deshmon dhe takimi i kortezise ku i japin doren njeri-tjetrit pa u pare ne sy. Ne mungese te Zlatan Ibrahimovic i takonte Juan Matas e Martial te vinin ne veshtiresi Petr Cech ne disa raste. Pretendim per 11 metersh nga Manchester United ne minuten e 35 per perdorimin e dores nga Nacho Monreal, por gjyqtari lejon lojen te vazhdoje, me Mourinhon qe nuk arrin t’i besoje syve.

Skuadra e tij vijon te krijoje, por nuk arrin te kaloje portierin qe dikur luante per te te Chelsea, me Cech qe i pergjigjet mire Juan Mates ne te 37 dhe eshte thjesht i mrekullueshem pas kater minutash ne goditjen e Anthony Martial. Perfundon me rrjeta te paprekura nje pjese e pare e dominuar nga United me golat qe ishin ruajtur ne pjesen e dyte. Ne minuten e 63 eshte pikerisht Juan Mata qe zhbllokon rezultatin me nje goditje kirurgjikale pas asistit te Herreras.

Old Trafford ne delir, Manchester United komandon, mbetet i ngrire Wenger, festa eshte per Jose Mourinhon me skuadren e tij qe vijon te mbetet perpara duke rezervuar minuta te veshtira per Arsenalin. Ne minuten e 80 Marcos Rojo shperdoron nje rast te paster ne goditjen e tij me koke dhe duhet t’i kete mbetur vertet peng, pasi nje minute para fundit te kohes se rregullt ndodh befasia e madhe, krosim i Chamberlein dhe Olivier Giroud kercen mbi te gjithe per te mposhtur De Gean. Surprize ne Teatrin e endrrave, barazim 1-1 ne frymen e fundit, Manchester i Mourinhos qe zhvillon me ne fund nje ndeshje bindese, por nuk shkon me tej se barazimi qe e mban 6 pike larg Arsenalit.