Parashikimi i KE-se per Shqiperine, rritje ekonomike prej 2.7 %

Komisioni Europian publikoi parashikimin ekonomik te vjeshtes per vendet anetare dhe ato kandidate, qe rezulton me pak optimist se ne pranvere.

Rimekembja ekonomike e zones Euro dhe e Bashkimit Europian konsiderohet e ngadalte, edhe pse me elastike dhe e perhapur ne te gjitha shtetet anetare, perkunder renies se çmimeve te naftes dhe vleres, relativisht, me te dobet te monedhes euro, jashte.

“Nje ritem modest pritet te vijoje edhe ne vitet e ardhshme, pavaresisht kushteve sfiduese te ekonomise boterore”, deklaroi gjate prezantimit komisioneri pergjegjes i BE-se.

“Po te shohim parashikimin e vjeshtes, kemi nje tablo me te perzier. Pjeset potenciale te rritjes ekonomike po rimekemben, vetem se ne menyre shume te ngadalte. Kushtet e tregut te punes po permiresohen, por mbeten pabarazi te larta. Raporti i borxhit ndaj GDP-se arriti kulmin ne 2014 per zonen euro, por ne disa shtete anetare pritet te rritet edhe vitin e ardhshem. Nder to, une do permend Greqine, Francen, Spanjen dhe Belgjiken”, deklaroi Pierre Moskovici, komisioner i BE-se per Ekonomi, Financa, Tatime e Dogana.

Per Shqiperine, Komisioni Europian pret nje forcim gradual te veprimtarise ekonomike me ringjalljen e ciklit te investimeve. Politika monetare dhe konsolidimi fiskal parashikohet te vazhdoje me vendosmeri dhe norma e borxhit publik mund te nise uljen gjate vitit te ardhshem, nga 72.4% te GDP-se kete vit, ne 72% gjate 2016tes dhe 70.3% ne 2017.

Ndryshe nga 6 muaj me pare, Komisioni Europian parashikon tashme per Shqiperine nje rritje ekonomike prej 2.7% gjate 2015-s dhe 3.3% vitin e ardhshem, çfare shenon 0.3% me pak ne te dy rastet, krahasuar me parashikimin e pranveres.

Punesimi pritet te rritet ne 1.7% kete vit, nga 1.3% qe vleresohej ne maj, 1.9% per 2016-n dhe 2.3% ne 2017. Papunesia parashikohet ne nivelin 17.5% kete vit, 16.9% gjate vitit te ardhshem dhe 15.8% ne 2017. Pavaresisht kreditimit te dobet te biznesit, investimet private parashikohen te mbeten te forta.

“Zhgenjyese” perkufizon Komisioni Europian te ardhurat ne buxhet, fale “supozimeve teper optimiste” per to, “pritshmerise per nje inflacion edhe me te ulet”, si dhe te ndikimit mbi te drejtat e pronesise se Shqiperise prej prodhuesve te naftes nga ulja e çmimeve ne tregun nderkombetar.

Megjithe rishikimin e buxhetit ne korrik, parashikimi per deficitin nuk ndryshon, 4% e GDP-se kete vit, nder te cilat 1.4% (e GDP-se) vleresohen per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura te qeverise. Vendi parashikohet te arrije kufirin e lejuar te defiçitit ne BE prej 3% vitin e ardhshem dhe kjo norme pritet te ulet ne 2.1% gjate 2017-s.

“Situata ne Greqi mbetet burim rreziku” per vendin tone, “nisur nga numri i larte i emigranteve qe perfaqesojne ende pjesen me thelbesore te remitancave, edhe pse ne renie drejt Shqiperise, çfare pritet te ndikoje negativisht tek konsumatoret familjare”,siç analizon ne kete dokument KE.

/Top-Channel/