“Parate publike” te qeverise se Kosoves tashme me nje portal online

U lançua sot portali online per publikimin e te dhenave qeveritare “Kosova e Hapur” pёr qeverinё e Kosovёs, ku do te publikohen shpenzimet e parase publike, me qellim qe qytetaret e saj te jene me te informuar.

Portali eshte ende ne fazen fillestare te zhvillimit.

Me kete platforme te dhenat jane te hapura, duke bere qe parate publike te shpenzohen ne menyre me efektive, si dhe duke u mundesuar njerezve qe te jene me te informuar kur bejne zgjedhjen e sherbimeve, qofte ne standardin qe u siguron ky sherbim apo mundesite e ofruara permes tij.

Ministri i Integrimeve tё Kosovёs, Ramadan Ilazi tha se qellimi i ketij portali te jete adresa kryesore per qasjen e te dhenave pa kerkesa dhe procedura.

/Telegrafi