Paris, Rama: Mos u shqetesoni Marrim statusin, jo "BE-ne"

PARIS – Kryeminsitri Edi Rama shpreh bindjen para Frances skeptike, se Europa eshte e ardhmja e Shqiperise…dhe zgjedh t’i qetesoje ata duke i thene se vendi yne do te marre statusin e vendit kandidat dhe nuk do te jemi menjehere neser anetare.

Gjate vizites ne France kryeminsitri Rama ka dhene nje intervite ne emisionin francez Le Grand Soir

Edi Rama, faleminderit qe jeni me ne! I keni ndjekur me vemendje imagjinoj zgjedhjet per Parlamentin Europian dhe keni pare qe ka shume zhgenjim kundrejt Europes dhe institucioneve Europiane ndersa ju doni t’i bashkoheni klubit, çfare ju terheq ne Europe ?

Ne bejme pjese ne europianet qe nuk jane akoma te zhgenjyer nga Europa. Ne bejme pjese ne europianet qe vazhdojne ende te besojne endrren e Shumanit dhe te gjithe baballareve themelues te Europes.

Do t’ju them diçka; ka njeqind vjet qe kur Lufta e Pare Boterore filloi dhe pas saj cikli i lufterave, por eshte hera e pare qe kemi paqen mes vetes ne ne Ballkan, jo sepse jemi engjej te paqes, por sepse jemi te bindur se Europa eshte e ardhmja jone. E them kete per vendin tim dhe njekohesisht per gjithe te tjeret. Nuk shoh dhe nuk besoj qe ka ndonje projekt tjeter qe njerezimi ka krijuar qe mund te krahasohet me projektin e madh europian.

Ta theksojme per shikuesit se fakti qe ju flisni kaq mire frengjisht, e pame edhe me pare qe gjuha franceze mesohet ne vendin tuaj, po rasti juaj eshte se ju keni jetuar disa vite ne France.
Shqiperia eshte pjese e frankofonise dhe eshte nje vend ku mesohet frengjishtja, ku flasim shume gjuhe te huaja. eshte vendi me moshen me te re ne Europe dhe po ashtu vendi qe ka dale nga nje diktature shume e eger. Gjithashtu, eshte vendi ku sipas statistikave jemi me te hapurit ndaj Europes.

Cdo te thonit per ata qe shohin sot kete interviste dhe thone, edhe nje vend tjeter, edhe nje vend tjeter me i varfer se ne. Ju bezdis te ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre?
Une besoj qe euroskepticizmi eshte ushqyer nga frikera qe nuk bazohen ne realitetin e Europes dhe me vjen keq qe euroskepticizmi vazhdon te rritet, sepse nuk shoh ndonje projekt tjeter me te mundshem per te ardhmen e femijeve tane, si Europa.

Ju nuk mendoni se duhet te behet nje pauze, per hyrjet e reja ?
Po ju them ju francezeve diçka shume te thjeshte; Nuk duhet te shqetesohemi, sepse ne do te marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do te jemi menjehere anetare neser.

Statusi i kandidatit eshte hapi i pare, pastaj jane negociatat qe marrin rreth dhjete vjet, ndaj nuk duhet te shqetesohemi. Por nga ana tjeter dua te perfitoj te them qe eshte diçka e çuditshme qe Franca, nje nga shtyllat themeluese te Europes ndodhet ne kete situate, mjaft te veçante, ku te flasesh per Europen nuk eshte edhe aq e rregullt politikisht dhe eshte vertet diçka qe te ben te ndihesh keq.

Ju do te takoni neser François Hollande dhe ndoshta do te flisni per zgjedhjet europiane, por a mendoni se e keni mbeshtjetjen e tij per statusin e vendit kandidat ?
Besoj qe Presidenti francez ka patur nje vizion te qarte kur vitin e kaluar ai i mblodhi lideret e vendeve europiane ne Bordeaux dhe foli per nje te ardhme europiane te vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se Kancelarja Angela Merkel ka po ashtu nje vizion te qarte per te ardhmen e Europes kur ajo u angazhua per te organizuar nje Samit me lideret ballkanike per te pare mundesite sesi keto vende mund te lidheshin bashke ne nje te ardhme te perbashket.

Faleminderit shume Zoti Kryeminister !