Parisi me kryebashkiake

Parisi do te kete kryetaren e pare te Bashkise grua, por partia e saj socialiste, pesoi humbje te thella ne raundin e dyte te zgjedhjeve lokale ne France.

Anne Hidalgo, qe ka lindur ne Spanje, fitoi ndaj rivalit te saj konservator per postin me te larte ne kryeqytetin francez.

Zonja Hidalgo ka sherbyer me pare si zevendese e kryetarit aktual te Bashkise Bertrand Delanoe. Ajo fitoi me premtimet per te ndertuar me shume godina banimi per qytetaret ne veshtiresi ekonomike dhe uljen e çmimeve per çerdhet dhe kopshtet per familjet pariziene.

Shume analiste politike e shohin postin e kryebashkiakut te Parisit si nje hap drejt presidences franceze.

Por socialistet e partise se Hidalgos nuk paten rezultate pozitive ne shume qytete te tjera, duke humbur terren ndaj partise Fronti Kombetar te Bashkimit Evropian. Zgjedhjet shihen si nje referendum per presidentin François Hollande, popullariteti i te cilit eshte i ulet.

Nderkohe, zoti Hollande po zevendeson kryeministrin Jean-Marc Ayrault, qe dha doreheqjen pas humbjeve ne zgjedhje, me ministrin aktual te mbrojtjes Manuel Valls, nje figure politike qe gezon popullaritet.