Parlamenti Europian aprovon ligje me te ashpra te privatesise online

Parlamenti Europian votoi per rregulla me te ashpra ne mbrojtje te te dhenave personale te qytetareve Europianё javen qe lame pas. Keto rregulla kane per qellim forcimin e privatesise per qytetaret njeherazi duke u dhene me shume pushtet autoriteteve ne kurriz te kompanive qe thyejne rregullat.

Rregullat e reja kane qe kater vite qe kane qene ne perpilim duke premtuar gjoba te renda ndaj kompanive deri ne 4 % te te ardhurave globale per rastet kur ka shkelje te privatesise. Parlamentarja Europiane dhe ish-zevendes presidente e Komisionit Europian, Vivian Reding, e cila propozoi keto ndryshime ne 2012-ten u shpreh: “Kjo eshte nje dite historike per Europen. Kjo reforme do te riktheje besimin ne sherbimet dixhitale, keshtu duke rindezur motoret e rritjes per te nesermen.”

“Nuk mund te kete liri pa siguri, dhe as siguri pa liri. Adaptimi i ketyre tre ligjeve dergon nje sinjal te forte se siguria kombetare dhe mbrojtja e te dhenave nuk duhet te kalojne nga dora me dore.” Por a perfaqesojne keto ligje nje epoke e re per te dhenat e qytetareve Europiane?

Ekspertet jane te mendimit se ‘Po’. Europa eshte ajo e cila ka krijuar nocionet e “te drejtes per t’u harruar” dhe “portabilitetit te te dhenave” si dhe ka krijuar sanksione per shkelje te privatesise. Asnje vend apo union tjeter nuk e ka bere kete me pare. Tashme hapi dhe sfida e radhes per Europen eshte forcimi i ligjeve te privatesise.

/PCWorld Albanian