Partizani ne ‘lufte’ me FSHF. “Ku jane fondet e UEFA?”

Si me porosi, per te larguar vemendjen nga eleminimi ne Kupen e Shqiperise, drejtuesit e Partizanit kane improvizuar sot nje mini-skandal, duke denoncuar FSHF-ne per mos disbursim te fondeve qe UEFA i ka akorduar ne menyre te dedikuar per Akademite, nepermjet Fondit te Solidaritetit. Ne denoncimin e bere nga klubi i kuq, nepermjet rrjeteve sociale, permenden hulumtime te realizuara nga zyrtaret ne raprotet financiare te UEFA-s, sikurse dhe ne bilancet e klubit sa i perket transfertave te mundshme ne llogarine e Partizanit, duke dale ne konkluzionin se:

“Ne ndryshim nga reagimi i sekretarit te pergjithshem te FSHF-se, konfirmojme se nuk kemi marre asnje pagese prej institucionit te futbollit. Shprehim shqetesim, se si eshte e mundur qe disa klube preferenciale prane FSHF-se konfirmojne se i kane marre keto para, ndersa me dhjetra te tjere nuk kane marre asnje qindarke, perfshire edhe ne. Pas studimit te stafit ligjor mbi kete çeshtje, sqarojme se Fondi i Solidaritetit te UEFA-s per akademite, nuk mund te kete ndryshim destinacioni. Pra, duhet te shkojne vetem per te ndihmuar femijet dhe asnje forme tjeter pagese nga FSHF, per qellime te tjera, nuk ka lidhje me kete fond. Kerkojme ne menyre urgjente transparence per parate e destinuara per ekipet e moshave te Partizanit. Duke falenderuar UEFA-n per ndihmen qe synon t’u jape akademive te futbollit, i kerkojme FSHF-se te shlyeje detyrimet, ose te sqaroje se kujt i kane shkuar ato para. Askush nuk mund te abuzoje me fondet qe u kane takuar me merite femijeve te akademise se Partizanit nder vite. Ne mungese te transparences, do e ndjekim çeshtjen ligjerisht, duke vene ne dijeni edhe UEFA-n”, perfundon deklarat e drejtuesve te Partizanit.