Partizani zyrtarizon Genci Tomorri si drejtor te pergjithshem

Lidhur me artikullin:

Genci Tomorri eshte drejtori i ri i pergjithshem i Partizani. Ish-futbollisti i te kuqve u zyrtarizua ne kete detyre te rendesishme nga presidenti Gazmend Demi dhe keshilltari i numrit nje te klubit Sulejman Starova. Ish-futbollisti i te kuqve, qe nuk eshte shkeputur nga skuadra ne momentet me te veshtira do te jete fuqiplote ne vendimarrje, ndersa paraardhesit te tij, Dritan Dervishi, i eshte propozuar nje tjeter pozicion akademi.

“Kemi vendosur qe detyren e drejtorit te pergjithshem t’ia besojme Genci Tomorrit, nje ish-futbollist i Partizanit qe ka frymen e bashkepunimit. Me kujtohet nje shprehje e Shpetim Duros “Jam une Gaz Demi i Partizanit. Sot eshte Genc Tomorri Gaz Demi. ”

Gjate prezantimit te Tomorrit Demi perfitoi nga rasti per te kujtuar opinionin publik se punimet per ndertimin e shtepise se re te Partizanit po vijojne me intensitet te larte dhe se brenda muajit shtator pritet qe te vihet ne funksion te pakten nje fushe stervitore.

“Une jam biznesmen dhe sportin e shoh gjithashtu si biznes. Prej tre javesh kane nisur punimet per ndertimin e klubit te Partizanit dhe ju siguroj qe po punohet me tre turne. Ne shtator do te kemi mundesi te stervitemi ne shtepine tone. “

Tomorri nje njeri me shume eksperience ne mbajtjen ne kembe te akademise se Partizanit dha se synimi i tij dhe i drejtuesve me te larte eshte te ndertoje nje klub modern qe do t’u kthehet edhe torfeve ne te ardhmen.

“Une do te bej ate qe kam bere gjithmone te punoj me perkushtim per Partizanit. Te gjithe se bashku do te ndertojme nje klub modern.”

I pyetur per ceshtjen e trajnerit presideti Demi kembenguli se te kuqte e kane trajnerin, por nuk e pejashtoi mundesine e ndryshimeve ne stafin teknik.

“Partizani e ka trajnerin, Andrea Agostinellin por kjo nuk na pengon qe te mendojme per me te miren dhe te afrojme nje emer te ri sigurisht nese permbush pritshmerite tona.”

Mbi pjesemarrjen e mundshme te Partizanit ne Champions, ne rast te pezullimit te Skenderbeut nga UEFA, Demi u pergjigj prere.

“Ne nuk gezohemi me fatkeqesite e tjetrit, po pergatitemi per ate qe na takon, qe eshte pjesemarrja ne Europa League”.

Persa u perket nderhyrjebe ne merkato, Tomorri siguroi se 80% e organikes do te jete qe qe mbylli sezonin.

“Ndryshime nga skuadra do te kete gjithmone, por une mund t’ju siguroj se 80% e ekipit nuk do te ndryshoje, pra berthama do te jete ajo qe mbylli sezonin.”