Pas 1 Korrikut hyjne ne fuqi kriteret e reja per kolaudimin e automjeteve

Lidhur me artikullin:

Nga 1 korriku 2016, asnje mjet motorrik ne territorin shqiptar nuk do mund te kaloje me testin e kolaudimit, nese nuk permbush normat e reja te ndotjes. Me te rrezikuarat jane mjetet me moshe me te madhe, te prodhuara perpara vitit 2008, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale te emetimit te gazrave, qe do zbatohen pas me pak se dy javesh. Keshtu, nje makine nafte (diesel) e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta kete emetimin e dyoksidit te karbonit mbi normen 4%, ndersa treguesi i leshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jete me i larte se 1.000.

Me te ekspozuarat jane makine e benzines, te cilat kane norma me strikte. Per makinat e benzines para vitit 1980, koeficienti i tejdukshmerise se tymit qe del nga makina nuk duhet te jete mbi 4.

Per makinat e prodhuara deri ne vitin 2008, norma do te jete 2.5/3.5. Ndersa per automjtete e prodhuara pas vitit 2008, koeficienti nuk do te lejohet te shkoje mbi kufirin 1.5.

tabela