Pas derbit ne Tirane, tifozet e Partizani thyejne stolat edhe ne Korce

Lidhur me artikullin:

Jo thjesht nje rritje cilesore. Vitet e fundit kampionati shqiptar ka arritur ta paraqese edhe nje imazh ndryshe, fale investimeve ne infrastrukture. Stadiume te rinovuara, terrene cilesore dhe te pakten ne impiantet me te rendesishem, te gjitha tribunat me ulese. Por, pamja e stadiumeve qe per dekada me radhe i ka munguar futbollit shqiptar, tashme perballet me nje fenomen mjaft serioz: Trendi i shkaterrimit te tribunave, nga tifozet udhetues.

Kjo ndodhi edhe ne Korçe, ku edhe pse Skenderbeu hapi dyert e stadiumit per tifozet e Partizani, pertej kufizimit te percaktuar ne rregullore, tribuna mbrapa portave praktikisht u shkaterrua.  Gjithçka nisi ne minuten e 37-te. Nje menyre proteste per 11-metershin e pretenduar nga Raçiç, apo reagim sipas pretendimeve te tifozeve te Partizani, policia dhunoi pa shkak nje mbeshtetes te kuq. Fakti eshte qe stolat fluturuan drejt fushes, nje zjarr u shfaq ne tribune, ndersa imazhet filmike konfirmojne edhe shkaterrimin e shume uleseve te tjera. Pamje te perseritura pas atyre qe ndodhen ne derbin me Tiranen, kur me 7 Dhjetor u luajt vetem ndeshja e dyte ne stadiumin e rikonstruktuar Selman Stermasi.

Ashtu si edhe ne rastin e perpara dy javeve, i demtuar, veç stadiumit te Korçes, eshte edhe Partizani. Ne pritje te bilancit per demtimet e shkaktuara ne tribunen pas portes ku ishin akomoduar tifozet e kuq, klubi behet gati te paguaje faturen e radhes per nje sjellje qe aq sa e papranueshme, mbetet edhe e pakuptimte.