Pas ndotjes se detit prej “Petrolifera”, bllokohen eksportet e naftes

Mbyllja e “Petrolifera” pas derdhjes se naftes ne Zvernec ka sjelle dhe nje pasoje tjeter jo te vogel ekonomike, duke çuar ne bllokimin e plote te eksporteve te naftes nga Shqiperia.

Perveçse terminali me i madh, “Petrolifera” eshte edhe porta kryesore e eksporteve te naftes per shkak te avantazheve jo vetem logjistike, por edhe ne kosto, te cilat burojne nga afersia e ketij terminali me vendburimet me te medha te naftes ne vend.

Por nje jave me pare, pikerisht gjate ngarkimit te nje anijeje me nafte bruto, pati nje incident qe perfundoi me derdhjen e naftes ne det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare ne plazhin e Zvernecit.

Menjehere pas ngjarjes, terminali eshte bllokuar nga Prokuroria, e cila eshte duke kryer procedurat hetimore. Drejtues te “Petrolifera” u shprehen per Top Channel se anija qe shkaktoi ndotjen vazhdon te jete e bllokuar, por ne port jane edhe dy anije te tjera qe kishin mberritur per t’u ngarkuar me nfate, por qe jane ne pritje per shkak te pezullimit te punes se portit.

Eksportuesi me i madh i naftes ne Shqiperi, “Bankers Petroleum”, ne diten qe njoftoi kalimin e aksioneve tek grupi kinez “Geo Jade”, deklaroi se ka nisur uljen graduale te prodhimit te naftes ne Shqiperi. Kjo, per shkak te pamundesise per te eksportuar, çka sipas saj mund te çoje edhe ne mbylljen e fushes se Patos Marinzes per dy ditet e ardhshme.

Megjithate “Bankers” thote se pezullimi i “Petrolifera” pritet te hiqet ne ditet e ardhshme, duke lejuar kete kompani te rifilloje prodhimin e naftes si zakonisht ne vendburimin Patos Marinze.

/Top-Channel