Pas protestave, Veliaj urdheron vazhdimin e punimeve te parku i liqenit

Lidhur me artikullin:

Edhe pas protestave dhe akuzave per klientelizem, kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj ka urdheruar fillimin e punimeve per kendin e lojerave ne territorin e parkut kombetar te liqenit. Gjate dites se djeshme ne park kane hyre makinerite e renda te cilat kane filluar gerryerjen e dheut per te pergatitur kantierin e ndertimit.

Kunder ndertimit te kendit te lojerave ditet e fundit ka patur reagime te shumta nga qytetare dhe veprimtare civile. Disa dite me pare nje grup qytetaresh prishin ne menyre demonstrative gardhin e rrethimit te kantierit te ndertimit.

Ata kerkojne zbatimin e ligjit qe kerkon zhvillimin e degjesave publike me qytetaret para vendim-marrjes per çdo lloj ndertimi.