Pas raundit te katert te Champions League. Ja kush jane favoritet per te fituar trofeun

Lidhur me artikullin:

Pas perfundimit te raundit te katert te ndeshjeve ne Grupe te Champions League, Real Madrid dhe Bayern Munchen mbeten favoritet e medhenj per te ngritur lart kupen me veshe te medhenj, ndersa Barcelona dhe Chelsea i pasojne ne vendin e trete dhe te katert.

Sipas Bet365, basti i vene per suksesin e Real Madrid dhe Bayern shumezohet me koeficientin 4, pak a shume me te njejten shifer kutoheshin edhe ne fillim te fazes se grupeve. Triumfi i mundshem i Barcelones kuotohet me koeficientin 6.5, ndersa i Chelsea me 7.

Me pas vjen Borussia Dortmund me 15, Atletico Madrid me 19, ndersa koeficienti i Manchester City, pasi humbjes befasuese me CSKA Moske ngjitet ne 51.

Edhe per Bwin, Real Madrid dhe Bayern jane ne menyre te barabarte favorite per suksesin ne Champions, duke u kuotuar me te njejtin koeficient 4.5. Barcelona dhe Chelsea kane te njejtin koeficient si ne muajin shtator, 6.5 dhe 7.

Basti i vene per triumfin e Atletico ne finalen e Berlinit shumezohet me 19, ndersa i Borussias Dortmund dhe PSG me 15.


Video: