Pas triumfit ne Euro Basket. Gasol: “Fituam sepse ditem te reagonim”

Lidhur me artikullin:

Titulli i kampionit, ai i pikeshenuesit me te mire te turneut dhe ne fund cmimi i MVP-se se europianit te basketbollit. Pau Gasol i ka merituar te gjitha sepse ne Euro Basket 2015, fale magjive te tij udhehoqi Spanjen drejt trofeut te trete europian. Ne Lille, skuadra e trajnerit italian Sergio Scarciolo mposhti lehtesisht ne finale Lituanine por per kete nje merite ta padiskutueshme e ka pikerisht ai, veterani i Chicago Bulls ne NBA, Pau Gasol. Ne intervisten per mediat 35-vjecari katalanas nuk mund ta fshehte lumturine per kete moment fantastik qe po perjeton ne karrieren e tij.

“Eshte nje ndiesi e mrekullueshme te shpallesh kampion Europe per te treten here, sidomos pas gjithe atyre veshtiresive qe kishim perjetuar ne kete kampionat. Ditem te reagonim ne momente kritike, dhe ne fund finalizuam ne menyre te shkelqyer gjithcka”.

Me pas Pau Gasol foli edhe per celesin e suksesit qe coi Spanjen drejt triumfit ne Euro Basket 2015, si dhe komentoi paraqitjen e tij ne kampionatin europian te koshit qe u zhvillua ne 4 vende te ndryshme.

“Nuk i beme nje nisje shume te mire turneut dhe per kete arsye me kalimin e ndeshjeve i kushtuam shume rendesi edhe detajeve me te vogla. Ishim nje grup i bashkuar dhe me nje mbrojtje te forte arritem te triumfonim pasi kishim besim ne aftesite tona. Shume njerez nuk besonin te suksesi yne por fale nje pune te palodhur arritem te kurorezoheshim ne fund me titullin e kampionit. Europiani i madh qe zhvillova? Pa ndihmen e shokeve te mi nuk do t’ia kisha dale per kete te jeni te sigurte”.

I kenaqur per triumfin e te tijeve ne kampionatin europian te basketbollit per meshkuj u shfaq edhe trajneri italian, Sergio Scarciolo. Ky i fundit theksoi se ne Euro Basket fitoi skuadra qe ishte me e forte psikologjikisht, ne kete rast Spanja.