Patentat e reja. Ndryshojne kategorite, ja kush do te preket

Lidhur me artikullin:

Ministria e Transporteve do te beje nje rikategorizim te patentave si dhe do te ndryshoje proceduren e marrjes se saj. Nikolin Berxhiku, specialist i Drejtorise se Sigurise Rrugore, ne nje interviste “Shqiptarja.com”, tregon ndryshimet qe do te pesoje patentat. Gjithashtu sipas Berxhikut shume shpejt patentat e vjetra do te zevendesohen me te reja. Por ky ndryshim nuk prek ata qe sot kane nje patente te vlefshme, por atyre qe u skadon afati. Ne lidhje me tarifat ai thote se per ato nuk jane parashikuar ndryshime.

Patentat nga janari do te ndryshojne format. Cilet qytetare do preken nga ky ndryshim?

Ndryshimet qe kemi parashikuar jane shume te gjera se sa formati i kartonit. I gjithe procesi i marrjes se patentes eshte rishikuar, duke filluar qe nga pergatitja e kandidateve ne autoshkolla, deri ne terheqjen e patentes. Po pergatisim disa akte te tjera plotesuese, do krijohet infrastruktura e nevojshme per marrjen e lejes se drejtimit. Ajo qe mund te them eshte se kjo karte eshte ne perputhje me direktivat europiane. Me keto ndryshime, karta, formati dhe menyra e pergatitjes se kandidateve eshte sipas normave europiane.

Ndryshimi prek te gjitha kategorite e patentave dhe kur pritet te nise procesi i ri?
Do kete nje rikategorizim te lejeve te drejtimit. Kategorite baze do te jene po ato, por jane disa kategori te tjera te cilat jane te perfshira ne lejen e re te drejtimit. Keto ndryshime do te shoqerohen me disa kode te posaçme, te cilat do te percaktojne mjetet qe drejtohen nga persona me aftesi te kufizuar, por dhe disa ndarje te mjeteve qe jane me kuti shpejtesie automatike apo kuti shpejtesie manuale. Keto leje drejtimi do te jene gati shume shpejt. Por dua te theksoj se lejet ekzistuese do te vazhdojne te jene ne fuqi, per sa kohe jane te vlefshme. Nese do te kete rinovim te lejes se vjeter, leja e re do te jete sipas nje formati te ri.

Po tarifat per ata qe do te marrin patenten e re do te ndryshojne?

Tarifa nuk jane planifikuar te kene ndryshime. Ne kemi planifikuar nje ndryshim ose nje formalizim te procedurave ne menyre qe te mos kete humbje kohe, pasi jane disa pagesa qe behen gjate procesit te pergatitjes deri ne marrjen e kartonit, te cilat do t’u mundesojne drejtuesve te kursejne kohe. Nuk do te kryhen disa pagesa por te jene te grupuara, formalizim per te shkurtuar kohen. Por nuk do te kete rritje te tarifave.

Po per rinovimet e lejes se drejtimit?

Edhe per rastet kur rinovohet leja e drejtimit do te jete e njeta procedura, pra nuk rritet as tarifa as ndryshojne dokumentat.

Keto ndryshime a kane lidhje me sistemin e pikezimit qe aktualisht po aplikohet ne vendin tone?

Jo nuk kane lidhje me ate sistem, pasi ai eshte funksional tashme. Sistemi i pikeve eshte nje sistem qe regjistrohet ne regjistrat perkates te Policise dhe Drejtorise se Sherbimeve te Transportit, por nuk do te ndikoje ne lejen e re te drejtimit, pasi eshte nje sistem automatik i pikeve dhe nuk ndikon tek lloji i kartonit.

Nderkohe per sa i perket sistemit te pikezimit, si po aplikohet nga te dhenat qe ju keni deri tani?

Mesa dime ne, ka patur 2-3 raste qe kane humbur lejen e drejtimit dhe do kalojne ne testin e posaçem per rifreskimin e njohurive teorike. Koha eshte nje çik e gjate pasi heqja e pikeve eshte shoqeruar edhe me pezullim te lejes se drejtimit. Pra ata qe jane penalizuar me humbjen e pikeve, ka kaluar nje kohe e caktuar, kemi nje vit tashme qe sistemi ka filluar te zbatohet dhe kjo eshte nje kohe e nevojshme per te humbur plotesisht piket. Gjate kesaj kohe jane 2-3 raste, pra ka filluar te funskionoje normalisht.

Si pritet te ndryshojne kategorite

Kategorite aktuale
A, B, C, D, BE, CE, DE

Kategorite e Reja
AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, ku perfshihen cikolmetrat, mjetet e lethta me kater rrota dhe mjetet e tjera

Kutia e shpejtesise

Do kete nje rikategorizim te lejeve te drejtimit. Kategorite baze do te jene po ato, por jane disa kategori te tjera qe shtohen. Ndarje per mjetet qe jane me kuti shpejtesie automatike apo kuti shpejtesie manuale

Procedurat

“Ndryshimet jane shume te gjera se sa formati i kartonit. i gjithe procesi i marrjes se patentes eshte rishikuar, duke filluar qe nga pergatitja e kandidateve te autoshkolla, deri ne terheqjen e patentes

Kartoni
“Tarifa nuk jane planifikuar te kene ndryshime. Formalizim te procedurave ne menyre qe te mos kete humbje kohe, pasi jane disa pagesa qe behen gjate procesit te pergatitjes deri ne marrjen e kartonit”