Pellegrini i habitur nga humbja kunder CSKA. “Nuk kam shpjegime”

Lidhur me artikullin:

Trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini e ka te veshtira ta shpjegoje disfaten 1-2 ne shtepi me CSKA Moske qe i ka komplikuar pozitat e kampioneve te Premier League ne Grupin E te Champions.
Citizens ende nuk e kane provuar shijen e fitores, pasi ne kater ndeshje kane marre 2 barazime dhe po kaq humbje, rezultate keto qe perkthehen me vendin e fundit ne grup.

“Te gjithe lojtaret e City-t jane shume te rendesishem dhe une e kam te veshtire ta kuptoj pse ata nuk mund te luajne ne Champions. Duhet ta analizojme me shume kujdes te gjitha detajet e kesaj performance kaq te dobet”

Per te siguruar kualifikimin, City duhet te marre maksimumin e pikeve ndaj Bayern dhe Roma. Per trajnerin kilian ekzistojne mundesi reale per te kaluar ne raundin tjeter te kompeticionit.

“Nese ke nje mundesi matematikore per t’u kualifikuar, duhet ta provosh me te gjitha menyrat. Te shohim sesi do te shkojne gjerat. Fillimisht duhet te mendojme per takimin me QPR ne Premier League dhe pas shkeputjes se shkurter per shkak te ndeshjeve te kombetareve do te tentojme kualifikimin. Gjithçka eshte me e veshtire, por jo e pamundur”

Manchester City ne tre sezonet e fundit e ka fituar dy here titullin ne Premier League, ndersa ne Champions ka mundur vetem nje here ta kaloje fazen e grupeve, pikerisht sezonin e kaluar, ku u eliminua nga Barcelona ne 1/8.


Video: