Për Dritanin dhe Aliçen, Haxhinasto jep Dorëheqjen!

Nga Rudina Xhunga

Ne 7 maj, nje nene e re me tre femijet e saj ne makine, po shkonte ne burgun e Rrogozhines. E kishte marre patenten pak muaj me pare dhe ecte me 60 ne autostrade, kur lejohej me 100. Femijet bertisnin nga gezimi, ne sediljen e pasme. Do te takonin babin, pas 4 muajsh. E dinin se ishte semure, ne spital dhe ate dite kishin zbrazur oborrin, per ta mbushur makinen me lule.
Nuk ia çuan kurre, nuk e pane kurre babane. Makina rreshqiti ne ate rruge te lagur dhe shkoi u perplas pikerisht te trafikndaresja e çare, qe hyri mes permes ne trupat e dy te vegjelve.

Mos i mbyllni syte! Mundohuni ta shikoni kete skene. Mundohuni te imagjinoni, si ajo nene ka marre veten nga perplasja dhe ka çuar koken nga timoni. Asnje zhurme nga sedilja pas. Pastaj ka pare femijet e lare ne gjak dhe eshte rrezuar mbi ta. Derisa ka degjuar te voglen qe mbeti gjalle, te leshoje ze. Ka menduar se mbase edhe Dritani e Aliçe mbeten gjalle dhe me Ebin ne krahe, eshte munduar ta nxjerre Aliçen, te paren, nga makina. Ate Aliçen me kaçurrelat e gjakosura, qe llamarina e kishte çare me dysh. Nuk kishte mbetur jete, prej asaj kerthije ende te ngrohte. Pasi nxori Aliçen ne rruge, te Dritani, e la shpresa, e lane duart. Mbeti aty, ne mes te gjakut dhe ulerimave te kalimtareve, pa ze, pa jete, pa femije.

Kete jave te gjithe kemi qene shume te zene me Shukriun. Po Shukriu e pagoi demin e vet. E larguan nga detyra qe shfrytezoi. Eshte nen hetim.

Po per ata dy femije, kush thote, me fal? Kush paguan? Kush ndeshkohet? Kush denohet?
Ministri pergjegjes i transporteve, i rrugeve, autostradave, trafikndareseve, eshte Haxhinasto. Ai foli diten e tragjedise, ngushelloi familjen dhe tha se hetimet do te gjejne shkaktarin.

Hetimet u bene. Shkaktari u gjet. Vdekja ndodhi sepse trafikndaresja ishte çare per te lehtesuar punen e nje karburanti, ne pronesi te babait te shefit te kabinetit te vete ministrit Haxhinasto.

Tre vete nga ministria e Edmond Haxhinastos, jane ne burg.

Tani, minister Haxhinasto, jep doreheqjen! Je ti pergjegjesi moral i vdekjes se dy femijeve.

Ti je nga ministrat me jetegjate ne gjithe qeverite shqiptare, do besh si do besh, edhe pa nje vit me shume ne qeverisje, por nuk do ia besh dot po vazhdove, sepse askush nuk ka me dyshime, askush nuk ka me dilema; fajtori je ti.

Nuk ke ushtruar kontroll ne nje rast te paster perfitimi nga pushteti. Me mungesen e informacionit, ne rastin me te mire dhe me mbylljen e syve, para nje rasti perdorjeje te pushtetit tuaj, ne rastin me te keq, fajtori je ti.

Merr pergjegjesi per vdekjen e dy femijeve! Pergjegjesi morale. Beje se je baba. Kush eshte prind e di ç’do te thote sa e veshtire eshte te rrisesh femije, por kur i rrit, i ben vogelushe, 5 dhe 3 vjeç dhe t’i ndan ne mes, nje llamarine e mallkuar, çfare te besh? Kur je i forte, kur je i pasur, kur je minister, e gjen lehte, madje edhe e tejkalon te drejten, po kur je i thjeshte, i zakonshem, pa ze, pa fuqi, çfare te besh? Do besh si Sokoli, qe rri e mbjell lule ne oborr dhe perserit me ze te shuar; e ç’rendesi ka, i kujt eshte faji, tani qe askush nuk m’i sjell dot femijet.

E dini pse e thote ai kete? Se me siguri mendon, qe fajin e ka e shoqja, Silvana, qe te gjithe e ruajne, mos vret veten, se po e ha faji.

Silvana, nuk ishte faji yt. Hetimet e thane qarte qe nese do te kishe rreshqitur pak me tej, te katert do mbesnit gjalle. Ju vrau trafikndaresja. Sepse korrupsioni vret. Perfitimi nga pushteti vret.

Mallkuar qofte, kush ben sikur nuk kupton qe Dritanin dhe Aliçen, tre dhe pese vjeç, i vrau Ministria shqiptare e Transporteve!

Ndaj, Haxhinasto, na bej te ndihemi njerez, jep doreheqjen!

/Dritare.net