‘Per Kokerr T’Qefit’. Hardh Fest 2016 ne Shtator ne Rahovec

Keshilli Organizativ i festivalit tradicional te vjeljes se rrushit ne Rahovec ka njoftuar se kete vit festivali do te mbahet ne muajin shtator.

Me poshte gjeni njoftimin e plote;

”Hardh Fest”, ne mbledhjen e fundit ka caktuar datat per mbajtjen edicionit te sivjem te festivalit. “Hardh Fest” kete vit organizohet ne ditet e para te muajit shtator perkatesisht ne fundjave me 2, 3 dhe 4 shtator.

Keshilli organizativ ka vendosur po ashtu edhe per sloganin qe sivjet do ta kete festivali “PeR KOKeRR T’QEFIT”. Aktualisht po punohet ne percaktimin e gjitha aktiviteteve per tre ditet e festivalit ndersa sivjet do te kete aktivitete shtese krahasuar me vitin e kaluar. Nuk do te mungojne as mbremjet me muzike me DJ dhe rock grupet me te njohura ne vend e rajon. Per gjitha detajet dhe aktivitetet adhuruesit e “Hardh Fest” do te jete te njoftuar me kohe.

Shihemi ne Rahovec me 2,3 dhe 4 shtator … “PER KOKERR T’QEFIT”