Per shoket e mi te gjimnazit qe sot na qeverisin

Nga Anxhela Cikopano.

Me vjen turp nga qeverisja qe me perfaqeson, sinqerisht, sot me shume se kurre!

Kur me qeveriste Nano me vinte ndot se fliste, ne emer te shqiptareve, me prepotencen e nje mafiozi te zgjuar e me njeren vetull ngritur menjane, se natyrisht kishte zgjedhur rrugen me te lehte per synimet e tij.

Sa here ka qeverisur Berisha, me vinte krupe e frike. Ne kohen e tij shkruhej me pseudonime se Sala te vret per arme, per konçesione, per karrige, per ç’te jete.

Tani kemi nje tjeter brez, me Edin ne krye. Me Edin qe ngjalli shpresa dhe i shuajti qe ne tre muajt e pare te qeverisjes me armet kimike. Ia qava hallin dikur. U perpoqa edhe ta mirekuptoj per armet kimike se, domosdo, erdhi pas Saliut qe i vuri flaken Shqiperise sa here qe e mori. Mirepo ja qe s’paskesh qene fare keshtu.

“Gezi Park” e quajti nje miku im protesten e sotme per pemet dhe dhunen e ushtruar nga policia. eshte saktesisht ashtu. eshte kunder arrogances se vazhdueshme qe qeverisja e te gjitha niveleve po tregon ndaj nesh.

Te sqarohemi qe ne fillim—une e dua shtetin, e dua ligjin, e dua rendin, e dua garen e barabarte. Mbase dukem idiote, por i dua.

Ama nuk dua te paguaj taksa dhe te mos i shoh ne arsim, ne mjekesi, ne parqe, ne biblioteka, ne hapesira publike. Nuk dua te mos me pyesin kur duan te me varrosin lende kimike ne toke e ne uje; kur me presin pemet; kur me falimentojne; kur me japin me konçesion lumenjte, duke shkaterruar turizmin, bujqesine, detin; kur me plaçkisin si kusare. Dhe nuk do t’i lejoj te ma bejne jeten ferr me shume nga ç’na e kane bere.

Po sot me vjen turp se ne krye te shtetit dhe te opozites jane shoket e mi te gjimnazit. Ua fala makuterine brezit te shkuar, se ishin barkthare nga koha e Enverit. Po te shoh ne krye te vendit shoket e mi te shkolles, qe sillen me te tille arrogance eshte e frikshme!

Te dashur shoke qeverises! Ata qe po rrenoni jane shoket e brezit tuaj: ne po hapim sot biznese, ne po rrisim sot femije, ne qe dikur bashke me ju mblidhnim 20 lekshat per kafe e çaj se nuk kishim atehere, ishim pak a shume te gjithe pabuksa.

Kur ju hyte ne sistem, shpresuam qe do te ndryshonit gjera, sepse ne jemi rritur bashke, ia dinim hallet njeri-tjetrit, bashke e kaluam edhe ’97-n, kur shkonim ne mesim me qese, kur na kapte ankthi se na mbinte policia ne klase per kontrolle, kur na perzinin me shkopa gome nga Parku Rinia, kur nuk benim mesim prej shtetrrethimit dhe vdisnim te dilnim pak pas ores 8, se nuk lejohej…

What the fuck did just happen?!

Prisnim te hynit ne sistem e ta ndryshonit nga brenda, ta benit me te mire se ai qe jetuam. Po jo, ju ziheni pa pike turpi per beton, rrihni njerezit qe duan te mos u priten pemet, rrisni çmime, taksa, ç’te mundni qe te na merrni frymen, ndersa mbajme shpirtin gjalle per buke, qe te mos mendojme. E vjeter shume kjo loje! Madje edhe na pergjoni neper rrjete sociale, sepse e dini mire sa e kemi takatin, na njihni, dikur kemi qene shoke, nxeheshim bashke kunder dhunes se pushtetit qeverises, i ngrinim bashke gjimnazet ne Tirane ne emer te se drejtes e lirise se njeriut per te jetuar me dinjitet.

Me vjen turp te them qe filanin, filanen, fistekun e te tjere i kam pasur shoke gjimnazi, sinqerisht. Sepse do me thone: “brez leshi paskeni qene edhe ju, po jua fusin tuajt!” Dhe mua s’me mbetet gje tjeter veç te ngre duart e te dorezohem, se kane te drejte.

Por une nuk dorezohem, se familja e vendi im jane gjithçka kam dhe do t’i mbroj fort!

Po ju çfare ideali keni sot, shoket e mi te dashur te gjimnazit, te majte, te djathte e te qendres?!