Per vetem 3 vota. Kosova jashte UNESCO!

Lidhur me artikullin:

Kosova jashte UNESCO-s per vetem 3 vota. Konferenca e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Arsim, Shkence dhe Kulture votoi kunder pranimit te Kosoves ne kete organizate.

Nga 171 shtete qe moren pjese ne votim ne Keshillin e UNESCO-s, nga keto 92 votuan pro anetaresimit te Kosoves, 50 kunder, ndersa 29 shtete zgjodhen te abstenojne.

Kosoves i duhej te siguronte 95 vota (2/3 e votave te anetareve te pranishem ne salle), por i munguan vetem 3 vota qe te shenonte kete hap historik.

Kerkesa e Kosoves per anetaresim eshte paraqitur zyrtarisht Shqiperia. Votimit per anetaresim i parapriu nje kerkese e delegacionit te Serbise, per ta shtyre votimin e sotem, por permes procesit te votimit shtetet anetare thane fjalen e tyre kunder duke e rrezuar kete kerkese.

I pari qe bere publik kete lajm ishte zevendeskryeministri Hashim Thaçi i cili ishte i pranishem ne Keshill, me ane te nje postimi ne rrjetin e tij social Facebook:

“U fitua nje beteje procedurale per Kosovēn ne Asamblene e Pergjithshme te UNESCO-s. U rrezua propozimi rus dhe serb per shtyrje.”- njoftoi Thaçi.

Jane mbi 45 shtete qe nuk e kane njohur Kosoven.

Autoritetet e Kosoves, kane lobuar tek vendet e ndryshme te botes per te perfituar mbeshtetjen e tyre per pranimin e Kosoves ne UNESCO.

Kosova ne pergjithesi, ka zhvilluar nje fushate pozitive per t’u bere anetarja me e re e organizates, nderkohe qe autoritetet e Serbise dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kane zhvilluar nje fushate te intensifikuar duke kundershtuar pranimin e Kosoves ne UNESCO.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumice votash kishte vendosur qe ta rekomandoje propozimin per pranimin e Kosoves ne kete organizate, gje qe hapi rrugen qe kjo çeshtje te votohet sot ne Konferencen e Pergjithshme te UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri me 18 nentor.

PRO

Maqedonia
Franca
Italia
Mali i Zi
Zelanda e Re
Pakistan
Panamaja
Portugalia
Repiblika Domenikane
Çekia
Tanzania
Anglia
Hollanda
Senegal
Siera Leone
Sllovenia
Somalia
Zvicra
Çad
Tajlanda
Afganistan
Shqiperia

KUNDER

Palestina
Paraguai
Maroku
Kongo
Serbia
Sllovakia
Sudan
Sudani i Jugut
Sri Lanka

Reagimet e para pas rrezimit te kerkeses per anetaresim
Kryetari i Vetevendosjes Visar Ymerit me ane te nje postimi ne rrjetin e tij social pas refuzimit te kerkeses se Kosoves per anetaresim shkruan se lajmi eshte i keq dhe njekohesisht indinjues.

“Mospranimi i Republikes se Kosoves ne UNESCO eshte nje lajm i keq per ne dhe njekohesisht indinjues. Fatkeqesisht Asambleja e kesaj agjencie te OKB-se, agjenci qe eshte e thirrur t’i mbroje dhe çoje perpara vlerat e te drejtat universale per zhvillim kulturor e arsimor te popujve, sot vendosi bazuar ne partikularitetin e interesave te ngushta mes shteteve te caktuara dhe avancimit hegjemonist te Serbise dhe Rusise.

Ofensiva diplomatike e Serbise e ushtruar gjate kesaj kohe kunder pranimit te Republikes sone ne UNESCO e deshmon shume qarte ate qe te gjithe e dine, e qe disa nuk po duan ta kuptojne, Serbine e kemi armik qe nuk zgjedh mjete per te na luftuar. Sa me te urte dhe te nenshtruar ndaj Serbise, aq me e eger ajo ndaj nesh.

Prandaj me te nuk mund te merremi vesh e te dialogojme pa ndryshuar thelbesisht njehere ajo. E, aq me pak t’ia plotesojme kerkesat ne Kosove. Megjithe rezultatin negativ per Kosoven gjejme rastin te falenderojme perzemersisht Republiken e Shqiperise, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike qe sinqerisht e mbeshtesin Kosoven”-shkruan Ymeri

Thaçi: Rruga e Kosoves e pandalshme, aplikojme serish per UNESCO
Menjehere pas ketij vendimi, zv/kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur zhgenjimin qe Kosova mbeti jashte UNESCO-s per vetem tre vota. Permes nje statusi ne rrjetin social Facebook Thaçi tha se ne 10 muaj fushate Kosova beri gjithçka qe te fitonte voten e shteteve anetare, por paralajmeroi se Kosova nuk do te ndalet dhe do te kerkoje serish anetaresimin ne UNESCO dhe organizata te tjera.

“Shumica e madhe e shteteve te botes kane votuar per Kosoven. Fatkeqesisht, per 3 vota nuk fituam shumicen absolute te nevojshme. Per 10 muaj fushate, si konfidenciale, ashtu edhe te hapur, kemi dhene maksimumin dhe ç’eshte me rendesi edhe qytetaret dhe miqte e Kosoves dhane shume. Rruga e Kosoves eshte e pandalshme dhe ne do te aplikojme dhe do te anetaresohemi edhe ne organizata tjera, perfshire UNESCO-n edhe nje here. Zoti ju bekofte. Zoti e bekofte Republiken e Kosoves”.

Çollaku:Turp!
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku ka reaguar nepermjet nje postimi ne Teitter duke thene turp qe Kosova nuk u anetaresua ne UNESCO per 3 vota. “Turp, vetem per 3 vota. Kjo eshte ok, ne vetem sa po fillojme, te inkurajuar nga mbeshtetja e madhe. 92 vende per. Kosova ne UNESCO”.-shkruan ai.