Per Walter Zenga nuk ka dyshime. Gianni De Biasi do te jete trajneri i Italise

Lidhur me artikullin:

Emri i Gianni De Biasi vazhdon te mbetet shume i perfolur pertej Adriatikut. Walter Zenga ish portieri legjendar i Inter dhe perfaqesues se kalter ve bast madje eshte i bindur se De Biasi do te jete trajneri i ardhshem i Italise duke pasuar keshtu ne stolin e 4-here kampioneve te Botes, Antonio Conte, i cili do te largohet pas perfundimit te Euro 2016-te.

Ne nje interviste per “Sport Mediaset” Zenga la te kuptohet se De Biasi do te jete trajneri i ri i perfaqesuses se kalter. Por per 57-vjecarin interesohet edhe Lazio. Simone Inzaghi me shume gjasa do te largohet nga drejtimi i klubit bardhekalter ne perfundim te ketij sezoni, dhe sic raporton e perditshmja italiane “Il Messaggero”, pervec Cesare Prandellit dhe Sinisa Mihajlovic nje kandidature e forte per t’u ulur ne pankinen e Lazios eshte edhe De Biasi.

59-vjecari eshte nenkontrate me Federaten Shqiptare te Futbollit deri ne vitin 2017-te, megjithate ky fakt nuk e pengon aspak presidentin e Lazios, Claudio Lottito te shfaqe haptazi interesin e tij per De Biasin. Edhe pse per momentin Prandelli dhe Mihajlovic jane me te avantazhuar numri 1 i stolit te Shqiperise ka shanset e tij per te marre drejtimin e skuadres kryeqytetase. Se fundmi mediat italiane kane raportuar edhe per nje takim mes trajnerit italian dhe drejtorit sportiv bardhekalter Igli Tare, por vete De Biasi i intervistuar nga mediat italiane ka mohuar gjithcka duke nenvizuar se ka rreth nje vit qe nuk e takon Taren. Trajneri i Kombetares Kuqezi ka shtuar gjithashtu se nuk asgje mes tij dhe klubit te Lazios.