“Perandoria Osmane” se shpejti ne Tring…

Tring prezanton ne muajin Mars prodhimin me te fuqishem turk, ne qender te te cilit do te jete rebelimi ne Perandorine Osmane te shekullit XVIII. Sundim, fuqi, rebelim, tradhti, ne nje epoke te rendesishme te perandorise me te fuqishme te asaj kohe.

“Nje here e nje kohe Perandoria Osmane; Kryengritje” eshte nje rrefim per periudhen e renies se fuqise ushtarake e politike te Perandorise Osmane nga njera ane, dhe te luksit e qejfeve te sterholluara te elites ne kryeqytet, ne ate çka njihet si Periudha e Tulipaneve. Por teksa shtresa e larte e Stambollit eshte e zhytur ne argetimet e saj, ne rruge ka pakenaqesi. Mungesa e lufterave dhe e plaçkes se luftes i ka lodhur jeniçeret, kurse populli ankohet per krizat ekonomike qe kane filluar te reflektohen ne jetesen e tyre. Sundimi i gjate e i qete i sulltan Ahmetit te trete po kercenohet pa u ndier…

Fitili i kryengritjes do te behet Halil Admirali, nje ish-jeniçer dhe ish-admiral shqiptar, i cili tashme punon ne nje hamam te Stambollit, frekuentues i njohur i mejhaneve te kryeqytetit dhe me famen e nje gjememadhi. Ndjenja e hakmarrjes per te vellane e varur do ta shtyje t’i prije nje kryengritjeje qe do te permbyse nje sulltan dhe do te mbylle nje epoke ne perandori.

Hakmarrja eshte edhe motivi i nje vellai dhe motre, te cilet gjithashtu synojne te rrezojne nga froni sulltan Ahmetin e trete, i cili para shume vjetesh pati urdheruar ekzekutimin e te atit te tyre, asokohe minister i Thesarit. Vellai arrin te fitoje besimin e kryevezirit dhe te emerohet ne krye te trupes se spiunazhit, duke depertuar ne zemer te shtetit qe do te shkaterroje. Por ndjenja e tij dhe e se motres per hakmarrje eshte aq e fuqishme sa ata duan t’i japin fund tere dinastise osmane dhe ne kete pike synimet e tyre puqen me ato te protektorit te tyre, sulltan Ahmetin e trete, i cili thur plane per te ulur te birin ne fronin osman…