Percaktohen cerekfinalistet e US Open

 

Roger Federer dhe Tomas Berdych kaluan me sukses edhe testin e raundit te katert ne US Open duke siguruar biletat e cerekfinaleve te Grand Slamit te fundit sezonal. Zviceriani nuk hasi asnje veshtiresi ne sfiden kunder numrit 17 te turneut Roberto Bautista Agut duke e mbyllur ndeshjen ne tre sete, 6-4, 6-3, 6-2. Nga ana tjeter, ceku Berdych e ktheu ne nje stervitore perballjen me Dominic Thiem duke fituar po ne tre sete 6-1, 6-2, 6-4. Sfida me e luftuar ishte ajo mes Gilles Simon dhe Marin Cilic. Francezi arriti te fitonte setin e pare me rezultatin 7-5, por demtimi i pesuar kushtezoi lojen e tij ne vazhdim. Kroati perfitoi nga ky moment duke barazuar setet ne 1-1, ndersa ne setin e trete ishte serish Cilic qe fitoi 6-4 duke kaluar ne avantazh. Simon rezistoi ne te katertin duke e cuar sfiden ne setin e fundit te cilin ballkanasi e hipotekoi pa shume veshtiresi 6-3. Nje tjeter perballje e forte rezultoi ajo mes Gael Monfils dhe Grigor Dimitrov. Edhe pse sfida u mbyll ne tre sete, francezi hasi veshtiresi te medha duke perfituar nga gabimet e pakta te kundershtarit pasi e mbylli te gjithe sfiden 7-5, 7-6, 7-5. Per femrat, ish numri 1, Caroline Wozniacki nuk zhgenjeu ne ndeshjen ndaj italianes Sara Errani duke fituar lehtesisht 6-0, 6-1. Danezja gjen ne gjysmefinalen e US Open tenisten ruse Shuai Peng.