Percillen homazhe ne Presidence ne nder te viktimave te Parisit

Me nje minute heshtje dhe ekzekutimin e himnit francez dhe atij shqiptar, ka nisur ceremonia e homazhit e mbajtur ne ambientet e Presidences ne nderim te viktimave te sulmit terrorist ne Paris.

Veç diplomateve te huaj te pranishem ne kete ne homazhe merrnin pjese: kreu i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko, kreu i opozites Lulzim Basha e shume personalitete te tjera politike dhe kulturore ne vend.

Ne mungese te Kryeministrit Edi Rama ne kete ceremoni, i cili nuk ishte i pranishem, Qeveria ishte e perfaqesuar nga disa anetare te kabinetit.

Ne fjalen e tij, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani shprehu dhe njehere mbeshtetjen e plote te Shqiperise ndaj Frances ne luften kunder terrorizimit.

“Shpreh ngushellimet per familjet e viktimave te akteve barbare te Parisit. Konfirmoi qendrimin e palekundur te Shqiperise ne aleancen per te perballuar betejen e madhe kunder terrorizmit dhunes dhe intolerances. Shqiperia do te vazhdoi te qendroi ne krah te Frances dhe aleateve ne luften kunder terrorizmit”, tha Presidenti Nishani.

Teksa falenderoi popullin shqiptar per solidaritetin e shprehur keto dite me viktimat e sulmeve terroriste ne Paris, ambasadori i Frances ne Tirane, Bernard Fitussi, vleresoi edhe njehere mbeshtetjen e Shqiperise ne kualicionin kunder barbareve qe shkaktuan masakren ne Paris.

/Top-Channel/