“Perendimi nuk mund te deshtoje ne Shqiperi” Opinion nga Afrim Krasniqi

Nga Afrim Krasniqi

 

 

Ne historine pluraliste te Shqiperise nuk eshte rasti i pare kur ambasadori amerikan perfshihet direkt ne debatet politike ne vend dhe qe artikulon ide e teza qe gjejne mbeshtetje qytetare, por krijojne pakenaqesi politike. Rajerson me 1992 e orientoi dukshem voten tek ndryshimi i sistemit, Lino me 1996 ishte kritike e ashper e
autoritarizmit te mazhorances se atehershme, Xhefri inkurajoi nismat civile
kunder korrupsionit, Withers e pershkallezoi kritiken deri ne mosmarreveshje
publike me qeverine, Arvizu njohu dashuri e urrejtje majtas e djathtas, kurse
Lu po mban nje kurs publik kritik ne sinkron me shumicen kritike qytetare kunder
elites se korrup tuar politike. Praktika te tilla nga shteti me i madh
demokratik ne bote dhe njeheresh, shteti me ndikimin me te madh politik e
publik ne Shqiperi jane tashme praktika pune, kane bilancet e tyre dhe ne
thelb, kane skicuar kuadrin e perceptimit qytetar tek shteti amerikan dhe perfaqesuesi
zyrtar i tij.
Donald Lu e nisi misionin e tij me Shqiperine me dy veçori: me vonese kohore per shkak teproblemeve te brendshme administrative te konfirmimit, si dhe me aftesine te flase shqip ne kontaktin e pare me qytetaret shqiptare. E para u keqkuptua ne Tirane duke krijuar pershtypjen e gabuar te provinces se vonesa do te thoshte mungese vemendjeje te SHBA ndaj Shqiperise, e dyta u interpretua po ashtu gabim, si sjellje diplomatike dhe jo si gjest domethenes respekti e interesi. Tashme Donald Lu eshte i njohur per te gjithe qytetaret dhe shumica e tyre e portretizojne si njeriun e forte qe ka vendosur te investohet ne problemin tone kryesor, shkallen e larte te korrupsionit dhe kriminalitetit ne vendimmarrjen politike dhe publike. Disa e quajne “nun” te reformave, disa “zedhenes
te duarve te pastra”, kritiket flasin per modelin e guvernatoreve te emeruar
apo per nepunesin besnik qe vepron ne interes te shtetit te tij.

Ne kulturen e vendeve para-demokratike ku mendjet e lira jane pakice dhe ku zeri i arsyeshem kritik ndeshet ne murin konsensual te shurdherise, kercenimit apo zhvleftesimit te fjales, Donald Lu permes te zakonshmes ben te jashtezakonshmen: ai flet
shpesh, shkurt, qarte, direkt, “shqip”, permend raste e emra, dhe keshtu, mban gjalle shpresen se ne fundin e tunelit ende ka drite. I tille eshte investimi i tij i shumefishte per reformen ne drejtesi, nje proces jetik dhe interes madhor i vendit. Ajo duhet te votohet sa me pare dhe nga te gjithe, pa alibi dhe pa veto shantazhi. Nga ana tjeter, me gjithe pritshmerine dhe oferten e madhe, nese kjo reforme nuk realizohet dhe sidomos nese nuk aplikohet ne standarde me te larte sesa praktikat e meparshme, mund te jete sa pike kthese ne historine e ketij vendi, aq edhe nje eksperiment tjeter ne listen e gjate te
eksperimenteve. I tille ishte dhe eshte edhe artikulimi kunder te inkriminuarve
ne politike, nje turp kombetar fale pergjegjesise direkte te 2-3 lidereve politike, por qe nuk arriti te binde liderit te terheqin mbeshtetjen politike per listen e zeze dhe as qytetaret ti refuzojne permes votes. I tille eshte investimi per me shume qytetari aktive, shoqeri civile aktive, debate publike e akte konkrete kunder korrupsionit, – sfide jetike per interesat e vendit, por e rrezikuar te mbetet retorike perderisa cikli domino i vendimmarrjes abuzive nuk lejon dhe as mundeson ndryshimin e sistemit korruptiv. E tille ishte dhe eshte forma e tij e komunikimit me qytetaret, – nje praktike e re, dubluese me raportin midis shtetit-pushtetit e qytetareve, nje forme e re e pushtetit moral paralel qe kerkon, gjen e percjell mesazhe te cilat pamundesohen nga vete sistemi i mbyllur i vendimmarrjes konsensuale.

I kam pyetur studentet e mi se çfare mendojne kur shohin kontrastin e thelle midis faktorit nderkombetar qe ben presion per reforma dhe anti-korrupsion, si dhe elites
politike vendore qe vijon format tradicionale te sjelljes bardh e zi, arrogant me qytetaret dhe xheloz hakmarres ndaj kritikave te jashtme. Ata jane pjeserisht mosbesues, por ata nuk e dine se une jam shumefish me skeptik. Ata thone se ikja e te inkriminuarve eshte lajm i mire, por sistemi i emerimit te tyre mbetet i njejte; se politikat klienteliste jane te gabuara, por jave oferta e vetme ne treg;  se çlirimi i drejtesise nga korrupsioni eshte çlirim i dyte, por drejtesia e pavarur dhe efektive mbetet enderr e larget; se sado te ndryshojne pushtete apo segmente te tjera mbipushteti i partive mbetet i paprekur, kercenues dhe percaktues. Ata e dine se drejtesia duhet reformuar, me çdo kusht, por ata kerkojne me shume se kaq, kerkojne reformimin e sistemit politik perfaqesues, sepse e dine se drejtesia e korruptuar nuk mund te jete asgje tjeter perveçse produkt dhe derivat i nje politike te korruptuar. Ata jane te shqetesuar per problemet e dites, por me shume se kaq, jane shumefish te shqetesuar per krizen e identitetit qe po kalon sistemi arsimor, sistemi i edukimit, sistemi i promovimit dhe sistemi i vlerave ne nje vend ku piramida e vlerave prej kohesh ndodhet e permbysur. Per te rinjte, pra per ata qe duhet te jene zeri ndryshe, qytetari ndryshe, e ardhmja ndryshe, – problemi yne eshte kompleks dhe sfide afatgjate. Ata e dine se qytetari sot duhet te hyje ne sistemin e ligjit, te paguaje çdo fature dhe te jape llogari per te ardhurat e tij, por partite nuk e kane kete detyrim, nuk e aplikojne kete detyrim kushtetues edhe pse jane poseduesit me te medhenj te te mirave
materiale, financiare dhe influences. Ata e dine se qytetari civil e kurajoz mund te ftohet te percaktoje me vote mandatorin me te mire, oferten me te mire politike, te monitoroje qeverisjen dhe politiken, por de facto qytetari nuk e gezon asnje prej ketyre pergjegjesive dhe te drejtave, – vota administrohet nga palet ne konkurrim, nuk ka shanse per
demokraci direkt dhe as mekanizma qe sigurojne transparence ndaj qytetareve.

Ne keto rrethana investimet zyrtare, publike, te perseritura dhe unike te ambasadoreve Lu, Vlahutin, Hoffmann apo Cannon, jane injeksion pozitiv, jane shprehje te shqetesimit te shumices qytetare, por jane njeheresh nje deja vu e pamjaftueshme. Recetat? Ndofta nje distance kritike si ndaj gjyqtareve te korruptuar, ashtu edhe ndaj politikaneve te korruptuar, OJF-ve te korruptuara, mediave te korruptuara, segmenteve te tjera te korruptuara, pra ne thelb, ndaj te gjithe atyre qe de facto vijojne te jene vizitor te rregullt
te paradhomave politike e diplomatike per interesa e tyre te tjera nga interesi publik. Natyrisht, do ishte utopi nese zgjidhja pritet vetem nga jashte, nje “deus ex machina” ideale nuk funksionon, do te duhet reflektim dhe akte pergjegjesie nga brenda, reagim, vullnet e presion nga brenda, megjithese ne kushtet ku ndodhet Shqiperia ndryshimi nga brenda mbetet utopik, edhe pse shumica qytetare, siç vete Lu dje e konfirmoi “jane te lodhur dhe duan te shohin ndryshime”. Pra, ne thelb, do duhet edhe diçka tjeter, diçka me konkrete ne terma dhe afate, diçka me e adresuar dhe e shoqeruar me “paralajmerime
politike”, diçka me horizontale qe ta beje sistemin e reagimit te besueshem dhe t’i jape mbeshtetje afatgjate. Sepse ne fund te fundit, nese ne deshtuam kjo nuk eshte hera e pare dhe as do ishte e fundit ne listen e shanseve te humbura, por “Perendimi” dhe gjithçka perfaqeson ai, ne asnje rast dhe per asnje arsye nuk duhet te deshtoje ne Shqiperi.