Perez ka vendosur per te ardhmen. Kerkon Paulo Dybala

Lidhur me artikullin:

Edhe Real Madrid i eshte shtuar listes se skuadrave te medha qe kerkojne Paulo Dybala. Sipas Mundo Deportivo, “La Joya” eshte deshira e fundit e Florentino Perez, i bindur se argjentinasi eshte i vetmi lojtar ne bote ne gjendje te kompletoje nje tredhembesh te nivelit te larte me Ronaldo dhe Bale, per te rivalizuar treshen e Barcelona, Messi-Suarez-Neymar. Perez duket se ka zgjedhur Dybala, pasi ka mesuar se sulmuesi ka vendosur te largohet nga Juventus qershorin e ardhshem. Gjithmone sipas se perditshmes katalanase, presidenti i Real Madrid mesohet te kete folur me persona qe jane pjese e stafit te argjentinasit, qe duket se kane konfirmuar zerat qe flasin per deshiren e Dybala-s per t’u larguar nga Torino ne fundin e sezonit per te treguar vlerat e tij te nje nga klubet e medha europiane dhe per te ndjekur gjurmet e Messi, idhulli i tij.

Keshtu, keto zera rivene ne diskutim rinovimin e kontrates se tij. Marreveshja aktuale qe lidh argjentinasin me Juventus do te skadoje ne 2020-en, por ne javet e kaluara Marotta nuk ka pergenjeshtruar, as konfirmuar, qellimin e klubit bardhezi qe te blindoje lojtarin, duke i ofruar nje rritje te ndjeshme te rroges.

“Nuk nxitojme, ai ka nje kontrate te gjate, por eshte e drejte te njihen meritat e ketij djaloshi, duke shperblyer rritjen e tij me nje kontrate te permiresuar edhe per te ruajtur ekuilibrat e duhur brenda skuadres”, ka thene Marotta, drejtori i pergjithshem i Juventus.

Nderkohe, ne gjurmet e Dybala, i cili ka kushtuar 40 milione euro, jane edhe Bayern Munich dhe Barcelona. Por pak me shume se nje muaj me pare, “Joya” ka pergenjeshtruar zerat e nje transferimi te “blugranat”:

“Zerat qe flasin per transferimin tim te Barcelona nuk kane kuptim, sepse merkato eshte e mbyllur, por edhe sepse jam afer rinovimit me Juven”, ka thene argjentinasit. Por tani kane ardhur zera te tjere nga Spanja.